‘Sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive, shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut’

Sipas Avokatit të Popullit, sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë. Hilmi Jashari, në Puls të KTV-së, ka thënë se në dy vitet e fundit qytetarët më së shumti janë ankuar në sistemin gjyqësor dhe ministritë e komunat e vendit për shkelje të të drejtave […]
Sipas Avokatit të Popullit, sistemi gjyqësor dhe organet ekzekutive janë shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Hilmi Jashari, në Puls të KTV-së, ka thënë se në dy vitet e fundit qytetarët më së shumti janë ankuar në sistemin gjyqësor dhe ministritë e komunat e vendit për shkelje të të drejtave të njeriut. Ka thënë se dallimi mes të parës dhe të dytës është vetëm 1 për qind.
Jashari ka folur po ashtu për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq duke përsëritur se institucionet vendore kanë bërë shumë shkelje.
Ai ka thënë se këtë javë pritet të nxjerrin raportin e plotë të hetimeve për këtë rast, ndërsa ka shtuar se nga Evropa tek tash do të vërehen pasojat e këtij “vendimi arbitrar”.












