Sirianët shkatërrojnë raketat izraelite që synonin Al-Dumaritin dhe Damaskun

Sistemi i mbrojtjes ajrore siriane ka rrëzuar raketat e një sulmi të ri të ndërmarrë nga Izraeli. Sulmet kanë pasur si objektiv bazën ajrore të provincës së Homsit dhe bazën e Al-Dumariti që gjendet në veri-lindje të Damaskut. Gjithsej 10 raketa janë shkatërruar nga Forcat Ushtarake të Sirisë. Mbrojtja ajrore siriane ka menaxhuar ndërprerjen e […]
Gjithsej 10 raketa janë shkatërruar nga Forcat Ushtarake të Sirisë. Mbrojtja ajrore siriane ka menaxhuar ndërprerjen e disa projektilëve izraelitë, thuhet sipas raporteve të “SANA”-s.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Al Mayadeen” tha se gjashtë raketa janë rrëzuar në Shayrat, ndërsa tre të tjera janë shkatërruar afër Damaskut, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Pentagoni ka mohuar fillimin e ndonjë sulmi ushtarak në provincën e Homsit. “Aty nuk ka aktivitete ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këtë kohë”, tha zëdhënësi i Pentagonit.
Sipas njoftimeve ende të pakonfirmuara, raketat hynë në hapësirën ajrore siriane nga Libani, gjë që mund të tregojë se forcat ajrore izraelite mund të ishin përfshirë, raporton Al-Masdar News, duke cituar një burim ushtarak./Periskopi/












