Siria u godit me raketat e njëjta që përdori NATO ndaj Serbisë

SHBA-të dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca ndërmorën sulme ajrore kundër bazave ushtarake siriane, duke hedhur më shumë se 100 raketa. Këto sulme pasuan përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit ndaj civilëve në Duma javën që lamë pas, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe […]
SHBA-të dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca ndërmorën sulme ajrore kundër bazave ushtarake siriane, duke hedhur më shumë se 100 raketa.
Këto sulme pasuan përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit ndaj civilëve në Duma javën që lamë pas, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.
Po çfarë raketa përdori Amerika për të sulmuar uzinat ushtarake siriane ku prodhoheshin armët kimike?
Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë, SHBA-ja sipas të gjitha gjasave kundër Sirisë ka përdorur raketa të quajtura “Tomahawk”, shkruan lajmi.net.
Kjo raketa e cila lëshohet nga anijet luftarake udhëton me shpejtësinë e aeroplanëve komercial dhe mund të bartë koka shpërthyese deri në 330 kilogramë.
“Tomahawk”-at janë në arsenalin e SHBA-ve që nga viti 1980, kurse për herë të parë janë përdorur në “Luftën e Gjirit”. Ato janë përdorur edhe në sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999 për çlirimin e Kosovës.
Fluturojnë në lartësi ekstreme të ulëta, kurse deri më sot janë përdorur në më shumë se 2300 sulme. Pra kjo statistikë tregon se sa efikase janë këto raketa. Vitin e kaluar SHBA ka shkrepur 59 raketa “Tomahawk” në bazën ajrore Shajrat, të Sirisë, kundër ISIS-it.
Secila raketa kushton 1.4 milion dollarë dhe mund të arrijë caqe nga 1300 deri në 2400 kilometra. Ajo që këtë raketë e bënë edhe me vdekjeprurëse është fakti se ajo mund të riprogramohet gjatë fluturimit, pra mund t’i ndryshohet destinacioni.












