Sindikata e ushtrisë serbe letër të hapur Vulinit: Uniforma jote është për ‘Counter strike’

Sindikata e ushtrisë serbe letër të hapur Vulinit: Uniforma jote është për ‘Counter strike’

“Uniforma e zezë është për “Counter strike”, nëse veshë uniformë, veshe uniformën e ushtrisë!” Sindikata e ushtrisë serbe i ka dërguar një letër të hapur ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin në të cilën apelon që të mos mbajë më uniformën e zezë me prejardhje të panjohur kur i viziton njësitet ushtarake sepse me të […]

“Uniforma e zezë është për “Counter strike”, nëse veshë uniformë, veshe uniformën e ushtrisë!”

Sindikata e ushtrisë serbe i ka dërguar një letër të hapur ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin në të cilën apelon që të mos mbajë më uniformën e zezë me prejardhje të panjohur kur i viziton njësitet ushtarake sepse me të e turpëron uniformën serbe.

“Në ushtrimet ushtarake në Livadhet e Pasulit” u vërejt se përsëri e kishit veshur një uniformë të zezë, me prejardhje dhe qëllim të panjohur, të cilën ushtria serbe e as ligjet e këtij vendi nuk e njohin. Aman, mjaftë e turpëruat uniformën serbe!”, pretendohet në kumtesë.

Në letër shkruan se “deri diku mund të kuptohet shërimi i kompleksit adoleshent të krijuar te ata të cilët nuk e kanë shërbyer ushtrinë”, nëpër përpjekje që ushtrinë serbe ta shndërrojë në organizatë ideopolitike partiake.

“Mirëpo, në momentin aktual gjeopolitik, kur terroristët shqiptar në Kosovë po na i arrestojnë, shutojnë dhe po i tërheqin zvarrë nëpër rrugë burrështetasit serb, veshja aventuriere e uniformës së zezë para kreut shtetërorë është mesazh i cili po i sjellë dëm të madhe autoritetit të shtetit serb dhe interesave nacionale. Uniforma me ngjyrë të zezë kanë mbajtur divizionet SS, dhe fashistët italian gjatë Luftës së Dytë botërore”, pretendohet në letër.

Sindikata e ushtrisë serbe ka vlerësuar se uniforma e zezë është i zakonshme nëpër lojëra “Conuter strike” (lojë kompjuterike) dhe se Vulin me veshjen e saj po i njollosë të gjithë ata të cilët nesër do ta mbrojnë Serbinë me jetët e tyre.

“Apelojmë në Ju që ta mbani uniformën e ushtrisë serbe, ajo e cila është legale, dhe kështu t’i respektoni ligjet e këtij vendi dhe të mos na turpëroni më”, pretendohet në kumtesën e sindikatave të Ushtrisë së Serbisë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?