Si e qortoi Haradinaj BE’në: Nëse nuk keni kapacitet lypni ndihmë, ju grahim punëve vetë

Si e qortoi Haradinaj BE’në: Nëse nuk keni kapacitet lypni ndihmë, ju grahim punëve vetë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Brukselin, sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj në tryezën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,  organizuar  nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, tha se […]

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Brukselin, sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në tryezën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”,  organizuar  nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, tha se dialogu nuk u mbyll as pas dy dekadave dhe se Brukseli nëse nuk ka kapacitet duhet të kërkojë ndihmë dhe jo që proceset e tilla të zvarrite ne me dekada.

“Sipas bindjes sime një energji e madhe e Uashingtonit për me ndal luftën që ka ekzistuar, është transferuar, është deleguar tek evropianët.  Evropianët  qysh janë të  ngadalshëm, e kanë kohë e janë të ndarë, e kanë marrë ngadalë këtë proces. Janë bërë dy dekada, e nuk është mbyll dialogu  Kosovë-Serbi, është e pakuptimte.  Diçka më e çuditshmja që ka mund të ndodh, meqë ne nuk e themi hapur se për Kosovën është e papranueshme  kjo  gjendje. Dhe nëse  nuk iu themi evropianeve, që nëse jeni të zot po e mbyllim. Nëse nuk jeni të zot tregona, ne po ecim rrugës sonë. Ose na po ftojmë kush është i zoti me na ndihmuar kemi me vazhduar gjatë kështu. Kosova duhet të jetë e hapur, me tregu ku është problemi . Pse janë bërë dy dekada në Ballkan e Evropë, e kanë mbetur punët kështu, si kanë mbet. Për bindjen time nuk kemi pse me na ardhur marre, as me u mërzit me ua thënë shumë hapur, nëse s’keni kapacitet lypni ndihmë.  Nëse Brukseli zyrtar s’ka kapacitet me mbyll këtë temë,  le të lyp ndihmë. Ose prapë s’do me lyp ndihmë, le të na tregojë ne çka të bëjmë ne dhe ne shkojmë në drejtimin tonë, siç kemi dit me shkuar në të kaluarën, i kemi grah punëve tona. Për kaq muaj sa jam në qeveri, e shoh, pra e ndjej, që nuk përputhet energjia e Brukselit me çështjen e mbetur hapur,  në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe  duhet të ndryshoj diçka në këtë matematikë”, tha ai.

Haradinaj foli dhe për marrëveshjen për energjinë, për të cilën tha se aty shihet dobësia e Brukselit zyrtar.

“Për shembull, marrëveshja e energjisë, këtu shihet dobësia e Brukselit zyrtarë.  Brukseli zyrtar lejon që me  ndodh plotë veprime jo ligjore në energji në veri rreth Kosovës, në investime në transmision dhe se ka një fuqi me i thanë Beogradit se s’ke të drejtë me bë një veprim të tillë. Ne humbim kohë, veprojmë, endemi, punojmë  në fund duhet me shkuar me marrë para, nga buxheti mos me lejuar me degraduar gjendja më tutje. Tash i kam kërkuar BE-së 4 milionë. Ky është  presioni që nëse se qesim në tavolinë do të vonojmë. Mos gatishmëria e dikujt me marrë rolin, s’do të thotë se  e ndal Kosovën”, tha ai.

E presidenti i Kosovës Hashim Thaçi,  tha se ka ardhur koha për marrëveshjen e madhe politike dhe historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në politikën dhe shoqërinë kosovare, ende kemi një  pajtim të gjerë që duhet të kryhen punët e papërfunduara në raportet tona me Serbinë dhe se duhet arritur marrëveshjen ligjërisht obligative,  për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. Përmbyllja e dialogut politik me Serbinë , me marrëveshjen ligjërisht obligative, është  interes nacional i Kosovës, i cili nuk njeh vija ndarëse qeveritare dhe opozitare. Në këtë proces ne duhet të jemi të bashkuar, për të mbyllur këtë kapitull të rëndë dhe tragjik historik. Për t’i hapur rrugë Kosovës për të qenë shtet i barabartë me të gjitha shtetet tjera në OKB, BE dhe NATO. Nuk ka dhe  s’mund të ketë Status Quo, ose një lloj gjendje të ngrirë  në raportet mes Kosovës dhe  Serbisë. Në dy vitet e fundit kemi pasur përkeqësim dhe jo përmirësim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në mungesë të epilogut të dialog ut të Brukselit”, tha ai.

E lideri i VV-së Albin Kurti se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës, që nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa tha se është gabim që më tepër të kritikohet Brukseli, se sa të kundërshtohet Serbia.

“Çfarëdo dialogu në të ardhmen të jetë i suksesshëm, ne duhet ta kuptojmë thjeshtë, se  çka do Serbia. Është gabim nëse ne shumë me tepër e kritikojmë Brukselin se sa që e kundërshtojmë  Serbinë. Prioritet për Republikën e Kosovës duhet të jetë bashkimi i  Mitrovicës, më falni por jo ulësja në OKB. Mos më keqkuptoni nuk jam kundër  ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta zëvendësojmë me ulëse në OKB”, tha ai.

Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delaëie, tha se 2018, duhet të jetë viti kur duhet bërë progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Delaëie:2018 është viti kur duhet bërë progres në dialog

(video)

“Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë përfitime të njëmendta për Kosovën. Integrim, kemi pasur të sistemit të drejtësisë dhe kemi pasur i integrimin e policisë në veri. Në mbledhjen e të hyrave doganore në veri. Kemi pasur përfitime të dukshme gjatë viteve të fundit. Mendoj se nuk ka alternativë përveç diskutimeve negociatave dhe kompromisit. Më vjen mirë që pash lajmërimin e brendshëm për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Ky është hap i rëndësishëm nga ana e kosovare,  për përmbushjen e obligimeve të ndërmarra. SHBA  i mbështesin aspiratat e Kosovës dhe  Serbisë për tu bashkuar Evropës. Mendoj që 2018 është viti kur duhet të bëjmë përparim në dialog”, tha ai.

Ndryshe, procesi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

Që nga fillimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me 8 mars 2011, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, i cili filloi zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?