Shtohet numri i të prekurve nga virusi HIV në Kosovë

Shtohet numri i të prekurve nga virusi HIV në Kosovë

Dhjetë të infektuar me virusin HIV i janë shtuar Kosovës vetëm brenda një viti. Numri i të prekurve nga sëmundja e SIDËS, po rritet për çdo vit. Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, tregon për Infokusin se aktualisht në Kosovë janë gjithsej 31 të infektuar me këtë sëmundje, ndërsa nuk e njohin arsyen […]

Dhjetë të infektuar me virusin HIV i janë shtuar Kosovës vetëm brenda një viti. Numri i të prekurve nga sëmundja e SIDËS, po rritet për çdo vit.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani, tregon për Infokusin se aktualisht në Kosovë janë gjithsej 31 të infektuar me këtë sëmundje, ndërsa nuk e njohin arsyen e cila ndikon në rritjen e për vjetshme, shkruan Infokusi.com.

“Ndërmjet viteve situata nuk ka lëviz shumë, nga 2-3 raste në vit, kurse viti 2016 ka shënuar një rritje të rasteve në 10 të sëmurë, që ne nuk e kemi shumë të qartë këtë rritje të numrit të infektuarve”, thotë Ramadani.

Mosha mesatare e të prekurve nga kjo sëmundje, që janë të gjithë shtetas të Kosovës, është rreth të tridhjetave.

Aktualisht në repartin e Klinikës Infektive në QKUK, nuk ka asnjë fëmijë të prekur nga kjo sëmundje.

“Që të gjithë të sëmurët janë nga Kosova, ndërsa një i sëmurë përkohësisht është duke punuar jashtë vendit. Mosha mesatare është rreth 30 vjeçare”, tregon Ramadani.
Drejtori i kësaj klinike thekson se pavarësisht rritjes së të infektuarve nga kjo sëmundje, në shoqëri nuk ka shenja epidemiologjike.

Ndërkaq, ai ka thënë se në kuadër të QKUK-së, ekziston strategjia kundër HIV AIDS, për të cilën strategji ka të angazhuar ekipe profesionale.

Sidoqoftë, virusi HIV, për herë të parë në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që prej atëherë janë evidentuar 70 raste, 28 prej të cilëve kanë vdekur, përfshirë këtu edhe një fëmijë 13-vjeçar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?