Shteti i vendos në harresë, gruaja e Enver Zymberit kërkon një vend pune

Shteti i vendos në harresë, gruaja e Enver Zymberit kërkon një vend pune

Familja e heroit Enver Zymberi, i cili u vra duke mbrojtur territorin e Kosovës, tani jeton me vetëm 240 euro në muaj. Gruaja e policit të vrarë në vitin 2011 kërkon nga institucionet përgjegjëse së paku një vend pune. Mbeti i vrarë kur shteti i Kosovës, tentoi ta shtrijë sovranitetin në veri në korrik të […]

Familja e heroit Enver Zymberi, i cili u vra duke mbrojtur territorin e Kosovës, tani jeton me vetëm 240 euro në muaj. Gruaja e policit të vrarë në vitin 2011 kërkon nga institucionet përgjegjëse së paku një vend pune.

Mbeti i vrarë kur shteti i Kosovës, tentoi ta shtrijë sovranitetin në veri në korrik të vitit 2011.

Ishte shpallur edhe Hero i Kosovës nga Presidenti.

Polici i ndjerë Enver Zymberi nuk u rikthye më i gjallë në shtëpi pasi u qëllua për vdekje gjatë aksionit të policisë në pjesën veriore të vendit. Pas atij aksioni Shteti ka vënë kontroll mbi pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Tani pas tetë vitesh bashkëshortja e Enverit, Drita ende i ka në memorie emocionet bashkëshortit ditën kur ishte nisur për veri.

“Ditën e fundit ka qenë diçka pa masë i gëzueshëm edhe ka pi një kafe edhe ka dalë ka lëshuar muzikë patriotike edhe ka kënduar bashkë me këngëtar nuk mujke me prit as veturë as kurrgjë për me shku atje”, shrehet Drita Zymberi, gruaja e Enver Zymberit.

E për arrestimin e Gjuriqit në veri nga kolegët e bashkëshortit të ndjerë, Drita thotë se është ndier shumë krenare.

Dek: Drita Zymberi, gruaja e Enver Zymberit

“Jam krenare për ata koleg të bashkëshortit edhe që nuk ka ndodh diçka e keqe qysh ka ndodh me Enverin, po lum ata që e zënë atë far serbi, së shpejti kisha pas qef edhe vrasja e Enverit të zbulohet Po kur e kam pa hala diqysh mendojsha që është në atë grup edhe Enveri, se edhe pak vështir kur ti shifsh kolegët e tij

Me gjithë sakrificën e burrit të saj, gruaja e heroit Zymberi ndihet e lënë pas dore nga shteti.

“Nëse është për punësim pse mos me punu jam e re, jam e aftë, po edhe për fëmijë i kanë premtuar këta të qeverisë që kanë me pas një të ardhme më të mirë për shkollim e ato sene nuk janë kurrkund hiç. Jam shkuar jam anku edhe te këta të qeverisë për me më marrë në punë naj kun, ja prit ja anedej ja krenar. Unë jam e pa punsume 240 i marrë pension të Enverit me qato krejt nëpër shkolla krejt pi donë kushtet familja ime është që kujdeset”, thotë Drita Zymberi.

Babain e vrarë duke mbrojtur territorin e Kosovës nuk e ka harruar djali i heroit, Sokol Zymberi, cili ia ka kushtuar një këngë të atit.

Nëna e Sokolilt, nuk i mban dot ë lotët kur e dëgjon këngët e të birit, kushtuar heroit Enver Zymberit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?