“Shqiptarët e Kosovës i kanë vëllezër vetëm shqiptarët tjerë”

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e fundit Lokale, është përfshirë në debatin e ditëve të fundit pas acarimit të raporteve Kosovë-Turqi që erdhën si shkas i deportimit të 6 shtetasve turq nga Kosova. Poterës si duket nuk i ka pëlqyer që Erdogan u referohet shqiptarëve si vëllezër, dhe ka thënë […]
Poterës si duket nuk i ka pëlqyer që Erdogan u referohet shqiptarëve si vëllezër, dhe ka thënë se shqiptarët i kanë vëllezër vetëm shqiptarët, dhe se të tjerët duhet të kërkojnë vëllezërit e tyre diku tjetër dhe jo në Kosovë.
“Të vetmit vëllezër që kemi NE Shqiptarët e Kosovës, janë të gjithë shqiptarët (kudoqofshin ata në rajon e nëpër botë). Të tjerët ti kërkojnë vëllezërit e tyre ndokund tjetër jo në Kosovë”, ka shkruar Potera në profilin e tij zyrtar.
Erdgoan ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Haradinaj, pas vendimit të këtij të fundit për lirim nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe shefit të AKI-së.













