Shkupi lëvizë për autostradën që e lidhë me Kosovën

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane në Shkup u mbajt takimi i parë Ministror ku u shqyrtuan mundësitë dhe u identifikuan hapat e parë për përgatitjen dhe realizimin e projektit për ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë. Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se ndërlidhja e autostradës […]

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se ndërlidhja e autostradës me Prishtinën paraqet projekt të rëndësisë së veçantë për ndërlidhjen ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Republikës së Maqedonisë me rajonin.

Ai gjithashtu tha se me përshpejtim po punohet, dhe propozoi komunikim më të afërt me investuesit në Kosovë, për koordinim të aktiviteteve nga të dyja anët e kufijve.

Në takim u miratuan disa konkluzione, mes të cilave edhe urgjenca e realizimit të mjeteve të siguruara nga instrumenti i IPA-s “Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor” me të cilën janë aprovuar dhe siguruar 1.300.000 euro në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit të domosdoshëm për projektim.

Projekti Shkup- Bllace është projekt kompleks me të cilën parashihet ndërtimi i infrastrukturës rrugore me një fushë të ndërlikuar në të cilën është paraparë ndërtim i disa tuneleve dhe urave, akueduktëve dhe elemente të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?