Shkaku i Serbisë, Kosova humb rreth 20 milionë euro në vit

Shkaku i Serbisë, Kosova humb rreth 20 milionë euro në vit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë e Republikës Federale të Gjermanisë, ku marrin pjesë mbi 50 ministra të energjisë nga vende të ndryshme të botës. Në margjinat e kësaj konference, ministri  Lluka u […]

Në margjinat e kësaj konference, ministri  Lluka u takua me homologun e tij gjerman, Peter Altmaier, me të cilin diskutuan për të ushtruar më shumë ndikim te Qeveria e Serbisë, për implementimin e shpejtë të marrëveshjes së plotë të interkoneksionit, dhe njëkohësisht për t’i mundësuar Kosovës të bëhet anëtare e Organizatës Evropiane të Transmisioneve, ENTSO-e, e cila është pengesë e vetme për integrimin e tregut energjetik me Shqipërinë dhe rajonin.

Momentalisht Kosova po humb rreth 22 milionë euro në vit nga mos zbatimi i marrëveshjes së interkoneksionit të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë para rreth 5 viteve.

Këtë brengë, ministri Lluka e shprehu edhe në takim me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian për Unionin Energjetik,  Marosh Shefcoviq.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas foli për ndihmën që shteti gjerman ka ofruar te të gjitha vendet në zhvillim për të zhvilluar sektorin energjetik, duke ndihmuar ekonomitë vendore.

Ndryshe, në Konferencën “Berlin Energy Transition Dialogue” Ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjisë, Peter Altmaier para të pranishmëve foli për rëndësinë e energjisë në sektorin ekonomik dhe tranzicionin që vendet duhet ta bëjnë gradualisht nga energjia tradicionale në atë të mençur dhe të gjelbër, duke u fokusuar në energji të ripërtëritshme dhe në efiçiencë të energjisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?