Shifra zhgënjyese të votuesve në zgjedhjet e sotme presidenciale në Mal të Zi

Shifra zhgënjyese të votuesve në zgjedhjet e sotme presidenciale në Mal të Zi

Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi deri në ora 15.00 kanë votuar 41.9 për qind e votuesve, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIK). Dalja në zgjedhje deri në ora 16.00 është rreth 10 për qind më e ulët në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, tha Qendra për Demokratike të Tranzicionit (CDT), organizatë që […]

Dalja në zgjedhje deri në ora 16.00 është rreth 10 për qind më e ulët në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, tha Qendra për Demokratike të Tranzicionit (CDT), organizatë që mbikëqyr rrjedhën e votimeve.

DIK dhe organizatat joqeveritare që përcjellin zgjedhjet, janë të pajtimit se tensionet janë dukshëm më të ulëta në krahasim me zgjedhjet parlamentare 2016, kur para zgjedhjeve ishte kapur një grup i akuzuar për terrorizëm. Komisioni shtetëror zgjedhor tha se deri në ora 15.00 nuk ka pasur asnjë ankesë për procesin e votimit, ndërsa vëzhguesit tregojnë për parregullsi që kryesisht kanë të bëjnë me shkelje të parimit të fshehtësisë së votimit. Mali i Zi sot zgjedh presidentin e shtetit, për herë të tretë që nga shpallja e pavarësisë.

Kandidatët për këtë post janë Millo Gjukanoviq nga DPS, Mladen Bojaniq nga pjesa më e madhe e opozitës, Draginja Vuksanoviq nga Partia Socialdemokratike (SDP), Marko Milaçiq përfaqësuesi i Prave Crne Gore, Vasilije Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve, Hazbia Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit dhe përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve Dobrilo Dedeiq. Për fitore në rrethin e parë nevojiten më shumë se gjysma e votave të vlefshme. Nëse presidenti nuk zgjidhet në rrethin e parë, votimet përsëriten pas dy javësh.

Presidentit aktual Filip Vujanoviq në maj i skadon mandati. Ai ishte në kryerje të detyrës së presidentit të shtetit në tri mandate. Të drejtë vote kanë 532.599 qytetarë që votojnë në 1.214 vendvotime, të cilat do të mbyllen sonte në ora 20.00. Zgjedhjet vëzhgohen nga rreth 2.000 monitorues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet preliminare të projeksioneve pritet të dalin një orë pas mbylljes së vendvotimeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?