‘Shefi i AKI-së dhe ministri i Punëve të Brendshme janë ‘kurban’ të dikujt’

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se vendimi i Haradinajt për lirimin nga detyra të shefit të AKI-së dhe Ministrit të Brendshëm, është më e pakta që është bërë, pas vendimit të tyre për të mos raportuar tek kryeministri Haradinaj, për aksionin e arrestimit të 6 shtetasve turq dhe deportimit të tyre në […]
“Shkarkimi i shefit të AKI-së dhe Ministrit të Brendshëm është më e pakta që është bërë. Shkarkimi është vendim i duhur i marrë nga kryeministri Haradinaj. Ky rast nuk ka qenë një rast kur nuk është dashur të lajmërohet kryeministri” ka deklaruar Shala në RTV Dukagjini, transmeton Periskopi.
Sipas tij edhe ministri Sefaj por edhe shefi i AKI-së, nuk kanë vepruar pa urdhër të dikujt.
“Ministri i Brendshëm nuk besoj që ka vepruar pa një urdhër të dikujna. Është dashur të raportojnë tek kryeministri për të marrë këshilla se si duhet të veprohet.Institucionet e sigurisë po veprojkan vetë, pa udhëheqjen e dikujt.Edhe shefi I AKI-së edhe ministri i Brendshëm janë kurban të dikujt, por kjo do të shihet, pas formimit të komisionit nga Kuvendi”, ka shtuar Shala.
Ndërkohë shkarkimi i dy zyrtarëve nga Haradinaj, ka nxitur reagime të ashpëra të presidentit turk Erdogan. Ndërkohë tek sot pas disa ditësh, Haradinaj ka vendosur t’i përgjigjet Erdoganit, duke i thënë se punët e shtëpisë i kryejm vet./Periskopi/












