SHBA po përgadit terrenin për të ndryshuar tërësisht Lindjen e Mesme

SHBA është duke u përgaditur seriozisht të ndryshojë Lindjen e Mesme në bashkëpunim me aleatët si Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuar Arabe (UAE), tha analisti politik turk, Husnu Mahalli. Vendet perëndimore janë duke provuar të zgjidhin problemet e tyre në kuriz të Lindjes së Mesme, tha Husnu Mahalli. “[Kohët e fundit], informacioni ka […]
Vendet perëndimore janë duke provuar të zgjidhin problemet e tyre në kuriz të Lindjes së Mesme, tha Husnu Mahalli.
“[Kohët e fundit], informacioni ka dalë në shtyp se një kërkim është kryer në zyrën e avokatit Trump,” shtoi ai. “Presidenti amerikan e ka gjetur veten në një pozicion të palakmueshëm. Emri i tij shfaqet rregullisht së bashku me akuzat për ngacmime seksuale”.
Vëzhguesi politik turk tërhoqi një paralele ndërmjet administratës Trump dhe Clinton duke cituar operacionin “Desert Fox” të vitit 1998 – një fushatë bombardimi katër ditor e cila ndodhi nga 16 deri më 19 dhjetor. Kampanja është ndjekur nga skandali Clinton-Lewinsky, ku ishte përfshirë atëherë Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton dhe mjekja praktikante e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky. Ky skandal kishte shpërthyer në janar të vitit 1998.
Më 14 prill, forcat ushtarake të SHBA-së, Britanisë dhe Francës kanë kryer një sulm masiv mbi regjimin sirian i cili pretendohet se ka përdor armët kimike në drejtim të civilëve. Sipas shtabit të përgjithshëm rus, 71 raketa nga 103 gjithsej sa janë lëshuar nga forcat perëndimore janë shkatërruar nga ushtria siriane.
Vëzhguesi turk ka supozuar se xhihadistët filluan të përgatisin një provokim kimik më parë, mes ofensivës së suksesshme të SAA-së në Gutan Lindore, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
“Duke folur në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara Bashar Jaafari deklaroi se autoritetet siriane kanë dërguar një numër të dokumenteve dhe të dhënave të besueshme Këshillit të Sigurimit që konfirmonte se militantët përdornin armët kimike në zonën e Gutas lindore, por këto nuk janë marrë asnjëherë parasysh. Kështu, provokimi i ardhshëm me armët kimike ishte i njohur paraprakisht. Problemi kryesor është se incidenti i vitit të kaluar në Khan Sheikhoun u zhvillua sipas skenarit të njëjtë,” tha ai.
Ai gjithashtu iu referua turneut të fundit të SHBA-së, Francës dhe Britanisë, princit të kurorës Saudite, Mohammad bin Salman.
“Le t’i kushtojmë pak vëmendje faktit gjatë vizitës së proncit të kurorës saudite në Shtetet e Bashkuara mbajti takime me pothuajse me të gjithë zyrtarët e lartë dhe organizatat publike – nga ish-ministra dhe zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes, zyrtarë të CIA-s dhe lobit hebraik,” thekson analistik politik, duke shtuar se administrata Trump gjithashtu ka pasur takime me liderin e Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, dhe takimin me shefin e kurorës së Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) sheik Mohammed bin Zayed al-Nahyan./Periskopi/












