SHBA godet rëndë Rusinë, pas sulmit në Siri: Ky është vendimi i fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vënë sanksione edhe më shumë Rusisë, si pjesë e presionit për atë që po ndodh në Siri. Mediat e huaja raportojnë se SHBA do të imponojë edhe më shumë sanksione ekonomike mbi Rusinë për arsye se po e mbështetë regjimin sirian të Bashar al-Assadit, ka deklaruar ambasadorja amerikane […]
Mediat e huaja raportojnë se SHBA do të imponojë edhe më shumë sanksione ekonomike mbi Rusinë për arsye se po e mbështetë regjimin sirian të Bashar al-Assadit, ka deklaruar ambasadorja amerikane në OKB, shkruan Periskopi.
Duke folur për CBS, ambasadorja Nikki Haley ka thënë se sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin do të njoftojë më së largu të hënën për sanksionet të cilat ajo thotë se do të afektojnë kompanitë që bëjnë biznes për prodhimin e armëve kimike të Assad.
Ajo ka thënë se Rusia duhet të ndjej pasojat për “mbrojtjen” që po ia bënë Qeverisë së Assadit. /Periskopi/












