SHBA dërgon edhe një anije raketahedhëse pranë Sirisë

Uashingtoni ka dërguar edhe një anije me raketa “Tomahawk” pranë rrezes së raketave, ndërsa Presidenti Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po shqyrtojnë fushën dhe kohën e sulmeve të mundshme në Siri. Departamenti i Shtetit tha sot se Shtetet e Bashkuara kanë prova se qeveria siriane ka kryer sulmin e fundit kimik […]
Uashingtoni ka dërguar edhe një anije me raketa “Tomahawk” pranë rrezes së raketave, ndërsa Presidenti Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare po shqyrtojnë fushën dhe kohën e sulmeve të mundshme në Siri.
Departamenti i Shtetit tha sot se Shtetet e Bashkuara kanë prova se qeveria siriane ka kryer sulmin e fundit kimik në Duma, por ende po punojnë për të identifikuar kombinimin e kimikateve të përdorura në sulm.
Rusia kaloi në kundërsulm ndaj Perëndimit këtë të premte lidhur me sulmin kimik në Siri. Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi se sulmi me armë kimike në Siri është ndërmarrë nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja,
Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin deklaruar se kanë prova që një gjë e tillë ka ndodhur, e së bashku me Britaninë e Madhe po konsiderojnë të kundërpërgjigjen me ndërhyrje ushtarake.












