Sërish reagon Rusia: Më shumë se 100 raketa të SHBA’së u ndalen nga sistemet siriane të mbrojtjes ajrore

Ministria ruse e mbrojtjes ka reaguar pas bombardimeve të SHBA’së, Francës dhe Britanisë në Siri – shkruan Periskopi. Ata thonë se shumica e raketave të hedhura në Siri nga fuqitë perëndimore janë ndalur nga sistemet siriane të mbrojtjes ajrore. Rusët thonë se sistemet e tyre ajrore në Siri nuk kanë qenë të përfshira, përcjell Periskopi. […]
Ata thonë se shumica e raketave të hedhura në Siri nga fuqitë perëndimore janë ndalur nga sistemet siriane të mbrojtjes ajrore.
Rusët thonë se sistemet e tyre ajrore në Siri nuk kanë qenë të përfshira, përcjell Periskopi.
SHBA dhe aleatët e saj kanë nisur mbi 100 raketa ajrore, të cilat kanë goditur caqet e ushtrisë siriane dhe objektet civile, sipas kësaj ministrie.
Sulmet janë kryer nga dy anije amerikane të cilat kanë qenë të stacionuar në Detin e Kuq, të mbështetura nga forcat ajrore nga Mesdheu.
Aeroporti ushtarak i Sirisë Al-Dumayr, i vendosur rreth 40 kilometra në veri-lindje të Damaskut është sulmuar me 12 raketa, konfirmon ministria ruse./Periskopi












