Serbia me ndihmën e Rusisë po e pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Serbia me ndihmën e Rusisë po e pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol

  Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë muajit nëntor, ndërsa Serbia tashmë ka filluar aktivitetet diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan ‘Novosti’. Moska tani është partneri kryesor i Beogradit dhe do të lobojë që Kosova të mos jetë pjesë e […]

 

Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë muajit nëntor, ndërsa Serbia tashmë ka filluar aktivitetet diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan ‘Novosti’.

Moska tani është partneri kryesor i Beogradit dhe do të lobojë që Kosova të mos jetë pjesë e agjendës e cila do të themelohet në vjeshtë.

Muajin e kaluar Kosova u njoftua se kërkesa për anëtarësim ishte përfshirë në draft-axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të 87-të të Interpolit.

Drejtori i Policisë serbe, Vladimir Rebiq së fundi ka qëndruar në selinë e Interpolit ku tha se Serbia do të bisedojë me të gjithë anëtarët e kësaj organizate në mënyrë që t’i bind ata që Kosova të mos ‘aderojë’ në këtë organizatë.

Ndryshe Komiteti Ekzekutiv është përgjegjës për përgatitjen e agjendës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Policisë, dhe aktualisht kryesohet nga Meng Honwei i Kinës, transmeton lajmi

12 anëtarë të tjerë janë nga Algjeria, Koreja, Rusia, Kanadaja, Franca, Belgjika, Brazili, Amerika, Moldavia, Singapori, Afrika e Jugut dhe Nigeria.

Vjeshtën e kaluar, autoritetet kosovare hoqën dorë nga Interpoli duke pranuar se nuk e kishin mbështetjen e mjaftueshme për anëtarësim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?