Serbia e Maqedonia me pikë kufitare në Preshevë më herët seç pritej

Serbia e Maqedonia me pikë kufitare në Preshevë më herët seç pritej

Vendkalimi kufitar Preshevë-Tabanoc mes Serbisë dhe Maqedonisë do të duhet të fillojë së ndërtuari në vitin 2019, në vend të vitit 2020, siç ishte paraparë më herët, u dakorduan sot zëvendëskryeministri i Maqedonisë Koço Angjushev dhe ministrja serbe për Ndërtimtari, Trafik dhe Infrastrukturë, Zorana Mihajloviq. Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së […]

Në një konferencë për mediat në Qeverinë e Republikës së Serbisë në Beograd, të cilës i parapriu një takim i përbashkët, Angjushev dhe Mihajlloviq sqaruan se planet fillestare parashihnin fillimin e ndërtimit në vitin 2020, por që sot janë dakorduar që do të tentojnë bashkë, që kjo të realizohet një vit më herët, raporton AA.

“Kishim një takim produktiv me Mihajloviqin ku diskutuam projektet infrastrukturore të cilat lidhin dy vendet tona, dhe si të tilla janë të rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Angjushev.

Ai shtoi se gjatë takimit është diskutuar edhe për korridorin 10, për të shtuar se në fund të prillit do të përfundojë rruga e fundit që kalon përmes Maqedonisë, autostrada Demir Kapi – Smokvicë, e cila do të vihet në përdorim.

Ministrja Mihajlloviq theksoi se takimi me Angjushevin ishte efikas dhe se u arrit marrëveshje për një përpjekje të përbashkët për fillim të shpejtë të ndërtimit të vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.

“Të fillojmë punimet sa më parë. U dakorduam se pavarësisht planeve që fillimi të bëhet në vitin 2020, të orvatemi bashkë që fillimi i ndërtimeve të bëhet në vitin 2019”, potencoi ajo.

Ministrja serbe tha se falë bashkëpunimit që ka me Maqedoninë, Serbia ndodhet në vendin e dhjetë të listës botërore Doing Business dhe pikërisht nga shkaku i kësaj tha ajo bashkëpunimi mes dy vendeve duhet intensifikuar më shumë, meqë ekziston një potencial për projekte të përbashkëta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?