‘Serbët po përgatiten për largim nga Kosova, pas arrestimit të Gjuriqit’

Për ish-ministrin serb në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, serbët në Kosovë po manipulohen nga Beogradi. Në një intervistë në Rubikon të KTV-së, Rashiq ka thënë se Beogradi po përdor çdo mekanizëm që t’i manipulojë serbët e Kosovës. Ai ka deklaruar se rasti i Marko Gjuriqit ka bërë që serbët të përgatiten për largim nga […]

Në një intervistë në Rubikon të KTV-së, Rashiq ka thënë se Beogradi po përdor çdo mekanizëm që t’i manipulojë serbët e Kosovës. Ai ka deklaruar se rasti i Marko Gjuriqit ka bërë që serbët të përgatiten për largim nga Kosova.

“Serbët e Kosovës po manipulohen. Kjo po ndodh veçanërisht përmes medieve. Madje, situata e krijuar në veri të Kosovës me ndalimin dhe deportimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq ka bërë që qytetarët atje të përgatiten për largim nga Kosova. Shumica prej qytetarëve serbë i kanë bërë planet se ku mund të shkojnë për një jetë rezervë. Duhet t’i kuptoni serbët e veriut. Ne, qytetarët e Kosovës, më saktë, serbët e Kosovës jemi të bombarduar çdo ditë, sidomos prej medieve atje. I bombardojnë me informacione ku Beogradi është duke fituar të gjitha negociatat në Bruksel”, u shpreh ai.

Ai madje përmendi edhe një prononcim të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, duke thënë se negociatat në Bruksel janë fitore e tërësishme e Beogradit.

“Negociatat e Brukselit janë 100% fitore e Beogradit”, citoi Rashiq duke shtuar se qytetarët në veri nuk janë të interesuar për konflikte dhe situatat e fundit i kanë bërë t’i kuptojnë këto manipulime që po u bëhen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?