Sefaj: Para disa muajsh e kam ngritur çështjen e kërkesave të Turqisë për gylenistët

Sefaj: Para disa muajsh e kam ngritur çështjen e kërkesave të Turqisë për gylenistët

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se qysh para disa muajsh ka kërkuar që të merret qëndrim për këtë çështje. “Edhe pse kam jetuar jashtë, e kam ditë realitetin që është në Turqi dhe Kosovë, që institucionet tona dhe shoqëria jonë përballet me këtë problematikë”, ka thënë ai në Klan Kosova. “Gjatë […]

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se qysh para disa muajsh ka kërkuar që të merret qëndrim për këtë çështje.

“Edhe pse kam jetuar jashtë, e kam ditë realitetin që është në Turqi dhe Kosovë, që institucionet tona dhe shoqëria jonë përballet me këtë problematikë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Gjatë mandatit tim, qysh nga fillimi, unë kam pasë biseda të tilla me ambasadoren turke dhe kryeprokurorin që i kanë ekspozuar kërkesat e tyre për njerëzit të kësaj ideologjie”.

“Është një qytetar që ka fituar mbrojtjen e shtetit tonë dhe kjo ka ndodhur gjatë mandatit tim. Ka qenë pikërisht i etiketuar me një përkatësi të tillë të një organizate. Por, unë duke parë që kjo mund të shndërrohet në një problem nacional, qysh para disa muajsh, në nëntor ose dhjetor, në njërën nga mbledhjet e Këshillit për Siguri Kombëtare, e kam ngritur këtë çështje”.

“Kam kërkuar nga të gjithë ata që ishin prezentë që të marrim një qëndrim nacional rreth kësaj çështjeje dhe kërkesave që mund t’i ketë Turqia. Dhe me problematikën që mund ta kemi me rritjen e numrit të azilkërkuesve, sepse nevojitet infrastrukturë dhe menaxhim i mirë”.

“Ne të gjithë merremi me politika të mëdha po në fund duhet të kesh një Qendër të Mbajtjes, të Transitit, Rekrutimit, të intervistimit e të tjera”.

“Nuk e di që kemi pasë një politikë nacionale, zyrtare, rreth kësaj çështjeje”.

Sefaj në Zona B, duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se ai vetëm ka kërkuar të respektohen procedurat ashtu si e kërkon ligji.

“Në bazë të kërkesës së AKI-së, specifikohet që vazhdimi i qëndrimit të atyre personave paraqet rrezik për shtetin tonë. Është e rëndësishme fjala ‘vazhdimi i qëndrimit’, sepse të imponon reagim në kohë, që duhet të reagosh menjëherë”.

“Unë kam thënë që të vazhdohen procedurat dhe të respektohet ligji dhe kjo nënkupton aktivizimin e Nenit 6 të Ligjit për të Huajt. Kemi një ligj, që ka një nen ku ceket AKI-ja dhe thotë se kërkesat e AKI-së aktivizojnë procedurat që janë rutinore”.

“Largimi me forcë është bërë atë ditë që ne ishim në mbledhje. Dhe është organizuar në mënyrën në të cilën është organizuar edhe më herët”.

“Më pas, edhe unë e kam kuptuar se si ka qenë e organizuar me shtetin turk. Nëse është ashtu, sepse nuk e kam atë informatë të saktë – deri në atë fazë unë nuk kam qenë i kyçur. Që ata do të ndalen dhe të merren nga policia, e kam ditë”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?