Sali Berisha dënohet për herë të parë nga një gjykatë

Sali Berisha dënohet për herë të parë nga një gjykatë

Për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Sali Berisha është dënuar nga një gjykatë shqiptare. Ish-kryeministri është dënuar më 11 prill për shpifje nga Gjykata e Tiranës me 1 milion lekë të vjetra dhe shpenzimet gjyqësore. Berisha është paditur para 2 vitesh për shpifje nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino për […]

Akuzat që ka bërë publikisht Berisha ndaj gazetarit Bollino dhoma civile e gjykata e Tiranës i ka cilësuar si shpifje duke e dënuar liderin historik të Partisë Demokratike. Duhet theksuar fakti se pavarësisht dënimit, gjykata nuk është treguar shumë e ashpër me ish-kryeministrin pasi nga pala paditëse ishte kërkuar edhe detyrimi për të publikuar një përgënjeshtrim të përshtatshëm në faqen e parë të dy gazetave kombëtare, me qëllim sqarimin e natyrës abuzive dhe të pavërtetë të deklarimeve të adresuara ndaj gazetarit.

Gjithsesi fakti që Berisha u dënua nga një gjykatë shqiptare për shpifje është një vendim historik për drejtësinë shqiptare. Padia e gazetarit Carlo Bollino nuk ishte e para që bëhej në drejtim të Sali Berishës, i cili është paditur disa herë nga gazetarë e politikanë për shpifje, por deri më tani asnjë gjykatës nuk kishte marrë guximin për ta dënuar.

Berisha deri më tani ia kishte hedhur paq me pretendimin se si politikanë që është deklaratat e tij janë politike ndaj nuk mban përgjegjësi ligjore si çdo qytetar i thjeshtë. Por në rastin e gazetarit Bollino, avokati Aranit Roshi ka provuar para gjykatës se këtu nuk kemi të bëjmë me një betejë politike. Carlo Bollino duke qenë prej 26 vjetësh në Shqipëri në rolin e gazetarit dhe botuesit, vërtet është një person publik por nuk është politikan, ndaj dhe akuzat e pabazuara të bëra në publik nga Sali Berisha drejt tij ishin shpifje ndaj një qytetari të thjeshtë.

Akuzat e Berishës të cilësura si shpifje
Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij zyrtare në Facebook, në datat 04.01.2016, 07.01.2016, 20.06.2016, si dhe deklarimeve të bëra në intervistën televizive të datës 26.01.2017 kishte deklaruar: “Ja si vjedh Rama me Bollinon e tij, njeriun, mafiozin 24 karatesh karboni, te akuzuar për lidhje financiare me Sacra Corona Unita” ka shkruar ndër të tjera Berisha. Me tej Berisha kishte deklaruar: “Edi Rama me Karlo Bolinon dhe Dixhitalbin rrembyen 1.7 mil Dollare, te buxhetit qe ruheshin per ndihme ne emergjencat civile…. ( ne vijim)

Duke denuar keto qendrime te papergjegjshme, te qeverise, ndaj te permbyturve, i bej thirrje prokurorise, te nise me urgjence hetimin, per vjedhjen e fondeve te emergjences civile, nga Rama dhe Bolinot e tij”.

Në të njëjtën datë, në llogarinë personale të Facebook-ut te Sali Berishës, janë postuar nga ky i fundit, të dhëna të pavërteta, të cilat e paraqesin Carlo Bollino-n, si ortak të shoqërisë që sipas Berishës duke shfrytëzuar njohjet me Kryeministrin Z. Edi Rama ka fituar një tender në vlerën 170 milionë lekë të rinj. Po kështu Sali Berisha, ne artikullin e publikuar prej tij në Facebook ka shpifur, duke thënë se Carlo Bollino me anë të shoqërisë TBS96, duke anashkaluar procedurat e tenderimit, ka furnizime pajisjesh radiolink, për updatimin e sistemit TIMS, në vlerën e 1 miliardë lekëve.

Gjithë këto akuza ish-kryeministri nuk i ka vërtetuar para gjykatës dhe kështu pas një procesi të gjatë prej gati 2 vitesh është dënuar si një shpifës. Duket se pas betejës së gjatë për Reformën në Drejtësi dhe me nisjen e procesit të vetingut gjyqtarëve shqiptarë iu ka dalë frika nga politikanët. Edhe pse procesi u zvarrit për rreth 2 vite gjykata e Tiranës vendosi që të dënonte një politikan i staturës së Berishës për shpije. Madje është hera e parë që ish-kryeministri dënohet nga drejtësia për dicka. Ndoshta po fryn një erë e re në drejtësinë shqiptare./ReportTV

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?