Rusia thotë që sulmi kimik në Siri është ‘fabrikim’ i rusofobëve

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha që ekspertët e vendit të tij e kanë ekzaminuar vendin ku pretendohet se ka pasur sulm kimik në Douma, në lindje të Damaskut, dhe nuk ka gjetur asnjë gjurmë të armëve kimike – përcjell Periskopi. Ai tha që Moska “ka informacione të “pamohueshme se ky është veç një […]
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha që ekspertët e vendit të tij e kanë ekzaminuar vendin ku pretendohet se ka pasur sulm kimik në Douma, në lindje të Damaskut, dhe nuk ka gjetur asnjë gjurmë të armëve kimike – përcjell Periskopi.
Ai tha që Moska “ka informacione të “pamohueshme se ky është veç një fabrikim i ri”.
Lavrov shtoi se “agjencitë e inteligjencës të shtetit po luftojnë ndaj një fushate të gjerë rusofobike e cila ishte involvuar në atë fabrikim”.
Por kësaj nuk ia përmendi emrin.
Ai tha që intervenimi në Siri mund të çojë në më shumë emigracion drejt Evropës. /Periskopi












