Rusia pretendon se sulmi kimik në Siri u bë nga agjentë të huaj

Rusia pretendon se sulmi kimik në Siri u bë nga agjentë të huaj

  Rusia kaloi në kundërsulm ndaj Perëndimit këtë të premte lidhur me sulmin kimik në Siri. Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi se sulmi me armë kimike në Siri është ndërmarrë nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja, Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin deklaruar se kanë prova që një gjë e […]

 

Rusia kaloi në kundërsulm ndaj Perëndimit këtë të premte lidhur me sulmin kimik në Siri. Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi se sulmi me armë kimike në Siri është ndërmarrë nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja,

Më herët Shtetet e Bashkuara dhe Franca kishin deklaruar se kanë prova që një gjë e tillë ka ndodhur, e së bashku me Britaninë e Madhe po konsiderojnë të kundërpërgjigjen me ndërhyrje ushtarake.

Rusia, e cila ka forca ushtarake të vendosura në Siri në mbështetje të qeverisë, ka paralajmëruar se goditjet ajrore të SHBA rrezikojnë të nisin një luftë më të gjerë.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka theksuar ndërkohë se Lindja e Mesme është në “kaos” dhe se Lufta e Ftohtë “po rikthehet me forma hakmarrjeje”.

Antonio Guterres foli gjatë një takimi special të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, të thirrur pikërisht nga Rusia.

Inspektorë të pavarur të armëve kimike pritet të mbërrijnë në Siri gjatë së shtunës, pikërisht në zonën ku dyshohet të jetë kryer sulmi me armë kimike.

Gjatë një konference shtypi të premten, Lavrov tha se ai kishte “prova të pakundërshtueshme” se sulmi ishte organizuar si pjesë e një “fushate rusofobike” të udhëhequr prej vetëm një shteti, emrin e të cilit nuk e përmendi.

Shtëpia e Bardhë është ende duke vlerësuar informacionet e shërbimeve sekrete dhe po bisedon me aleatët mbi mënyrën e kundërpërgjigjes.

Një delegacion i Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCË) pritet të nisë hetimin e vet në rajonin e Ghoutës Lindore, në Siri, megjithëse për këtë lëvizje nuk jepen shumë detaje për arsye sigurie.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?