Rusia dhe Siria pengojnë hetimet ku janë përdorur armët kimike

Mes një lufte të ashpër fjalësh ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, Moska ka thënë se një ekip i ekspertëve nga Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) do të hetojë qytetin ku është përdor sulmi me gaz në Siri, të mërkuren. “Nesër (të marten) shërbimet e sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të testojnë rrugët. Ndërsa, […]
“Nesër (të marten) shërbimet e sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të testojnë rrugët. Ndërsa, të mërkuren do të arrijnë ekspertët e OPCW-së,” tha një zyrtar rus të hënën, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Më herët, inspektorët nga OPCW thanë se ata janë ndaluar nga forcat siriane dhe rusët për të pasur qasje në qytetin ku janë përdorur armët kimike.
“Rusia dhe Siria ende nuk kanë lejuar që të kenë qasjë në Douma,” tha një delegacion britanik.
Një deklaratë nga drejtori general i OPCW-së të hënën tha se sirianët dhe rusët që “morën pjesë në takimet përgaditore në Damask, kanë njoftuar MFM (Misioni për gjetjen e fakteve) se kishte ende çëështje të sigurisë në pritje për t’u përpunuar para se të bëhej ndonjë vendosje.”/Periskopi/













