Rushiti ua dedikon çmimin e marrë në SHBA grave të dhunuara në luftë

Rushiti ua dedikon çmimin e marrë në SHBA grave të dhunuara në luftë

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave nga Tortura, Feride Rushiti, çmimin që i është ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si Gruaja e Guximshme, ua ka dedikuar të gjitha grave të mbijetuara nga dhuna seksuale. Pas kthimit nga SHBA-të, Rushiti në një konferencë për media tha se ndihet tejet e nderuar […]

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave nga Tortura, Feride Rushiti, çmimin që i është ndarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si Gruaja e Guximshme, ua ka dedikuar të gjitha grave të mbijetuara nga dhuna seksuale.

Pas kthimit nga SHBA-të, Rushiti në një konferencë për media tha se ndihet tejet e nderuar për faktin se Kosova arriti të marrë këtë çmim, për kontributin e dhënë në fushën e promovimit te të drejtave të personave të dhunuar gjatë luftës.

 

“Ky çmim, unë realisht ia kam dedikuar grave të mbijetuara nga dhuna seksuale, të gjitha grave të Kosovës. Unë mendoj që rastësisht jam njëra prej tyre për faktin se Kosova ka pasur gra shumë gra që kanë sakrifikuar në ndërtimin e këtij vendi, kanë promovuar të drejtat e kategorive të ndryshme në Kosovë, kryesisht gra, personave me aftësi të kufizuar, pastaj edhe lëvizjet tjera shoqërore. Pra, gruaja në Kosovë ka qenë themel i ndërtimit të shtetit. Unë kam pasur fatin e mirë që jam përcaktuar njëra prej tyre, por mendoj që ky çmim i takon të gjitha grave të Kosovës që kanë luftuar për promovimin e të drejtave të grave në Kosovë”, tha Rushiti.

Rushiti theksoi se gjatë qëndrimit dyjavor në SHBA, ka vënë kontakte me organizata ndërkombëtare të kësaj fushe, në mënyrë që të sjellin përvojën e tyre edhe në Kosovë.

 

“Ishte një përvojë e veçantë për faktin që në mesin e vendeve të botës, qoftë nga Kazakistani, Iraku, Italia, Afrika, pastaj vendeve tjera Guatemala e kështu me radhë, edhe Kosova radhitej me një përvojë të mirë, të arritur tanimë në fushën e kompensimit të personave të dhunës seksuale dhe prej asaj përveç mirënjohja na u nda neve. Kisha mundësi gjatë qëndrimit dyjavor atje të vë kontakt me organizata relevante për të cilat mendoj se është një përvojë e mirë dhe të cilat mund ta sjellin përvojën e tyre në Kosovë, për faktin se Kosova paksa është e izoluar nga zhvillimet e përgjithshme”, theksoi ajo.

Ky çmim sipas Rushitit tregon se Kosova është në rrugë të mirë për promovimin e barazisë gjinore.

 

“Mund të themi lirisht që është një lëvizje e mirë dhe praktikë e mirë që mund të vlejë edhe nëpër vende tjera të botës. Padyshim, se dhënia e këtij çmimi na vë para një përgjegjësie të madhe. Përveç kompensimit material, këto gra kanë edhe nevoja tjera, kanë nevojë për qasje në drejtësi, fuqizim ekonomik, heqjen e stigmës në shoqëri. Prandaj, neve na motivon si organizatë, mua personalisht, por edhe grave të Kosovës që edhe më tutje të bëjmë në kuadër të promovimit të agjendës për barazi gjinore”, u shpreh Rushiti.

Ky çmim ndahet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për gratë të cilat kanë dëshmuar lidership dhe guxim të jashtëzakonshëm në avokimin për paqe, drejtësi, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Rushiti është e treta femër nga Kosova që merr këtë çmim, pas Valdete Idrizit dhe Arbana Xharrës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?