Rrëfimi i 7-vjeçares siriane për sulmin e Assadit: Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku

Rrëfimi i 7-vjeçares siriane për sulmin e Assadit: Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku

Një siriane 7-vjeçare ka rrëfyer në media përvojën e saj gjatë përpjekjeve për shpëtim kur është hedhur helmi kimik mbi civilët sirianë. Sirianja Masa, ka treguar se si është fshehur në një bodrum duke u detyruar të durojë erën e gjakut, përderisa sipër tyre sulmoheshin civilët që s’kishin gjetur strehim. Fotografitë e saj janë publikuar […]

Sirianja Masa, ka treguar se si është fshehur në një bodrum duke u detyruar të durojë erën e gjakut, përderisa sipër tyre sulmoheshin civilët që s’kishin gjetur strehim.

Fotografitë e saj janë publikuar duke qarë përderisa mjekohej bashkë me fëmijët tjerë. Ajo kishte pësuar shok gjatë sulmit me armë kimike më 7 prill në Douma të Sirisë, shkruan Periskopi.

Për BBC-në ajo ka rrëfyer përvojën tmerruese të mbijetesës nga armët kimike të presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Ishim në një bodrum në Douma kur ndodhi sulmi. Papritmas ata hodhën mbi ne një fuqi, por nuk eksplodoi. Bëri një zë si ‘fessshh’”, ka thënë ajo.

Më pas, i kishin thënë që të ngjitet përpjetë ndërtesës, por kur kishte arritur katin e fundit kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në dysheme.

“Nuk mund ta ndalja. Nëna ime iu drejtuar xhaxhait time: ‘bija ime, bija ime, bija ime’”, ka treguar ajo.

“Pastaj erdhi xhaxhai im dhe më mori në krah. Më solli ca rrobe të lagura dhe më ngjiti përpjetë shkallëve. Më pas erdhën tre mjekë. Njëri më mori mua e tjetri e mori motrën time dhe vrapuan. Na dërguan te ambulanca e parë dhe na hodhën ujë në fytyrë. Më pas në hodhën sprej dhe na dhanë injeksione. Kur ramë në gjumë, avionët sulmuan dhe ne ishim të tëra të mbuluara me pluhur”, ka rrëfyer ajo.

Pas sulmit të dytë, ajo është detyruar të fshihet sërish, shkruan Periskopi.

“Shkuam në bodrum edhe një herë dhe pamë se si po bartnin dëshmorët. Në vend se të thithnim ajër, ne thithnim erë gjaku”, ka thënë ajo.

Të paktën 75 njerëz besohet të jenë vrarë gjatë sulmit kimik ndaj civilëve, ndërsa mijëra të shpëtuar kanë ikur në kampet e refugjatëve në Sirinë veriore.

Masa dhe motra e saj binjake Malaz janë fshehur në një bodrum me familjen e tyre dhe bashkë me fqinjët kur kishte filluar sulmi. /Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?