Rrëfehet Shefqet Krasniqi, tregon se për çfarë është penduar

Ish-imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka folur për pafajësinë e tij, gjithashtu dhe ka treguar për gjërat që i ka rënë pishman në jetë. Krasniqi ka thënë se në pika të trasha nuk është penduar për asgjë që ka bërë deri më tani, por në ato të holla po pasi sipas […]
Ish-imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi ka folur për pafajësinë e tij, gjithashtu dhe ka treguar për gjërat që i ka rënë pishman në jetë.
Krasniqi ka thënë se në pika të trasha nuk është penduar për asgjë që ka bërë deri më tani, por në ato të holla po pasi sipas tij nuk ka njeri pa gabime, edhe ai që është Hoxhë.
Gjërat për të cilët i ka rënë pishman Shefqet Krasniqi kanë të bëjnë me kontributin tek populli, për vatan e krijesa, se përse nuk ka bërë më shumë për ta.












