Robelli thotë që gylenistët është dashur të heqen qafe më 2016, por e quan Erdoganin ‘barabë’

Gazetari Enver Robelli ka bërë një shkrim tjetër në lidhje me ngjarjen e fundit që ndodhi në Kosovë ku u arrestuan dhe deportuan për në Turqi gjashtë shtetas turq, shkruan Periskopi. Robelli thotë që krizat në Kosovë bëhen me qëllim që politikanët të mbajnë veten në pushtet. Në këtë pikë, ai i adresohet veçanërisht presidentit […]
Gazetari Enver Robelli ka bërë një shkrim tjetër në lidhje me ngjarjen e fundit që ndodhi në Kosovë ku u arrestuan dhe deportuan për në Turqi gjashtë shtetas turq, shkruan Periskopi.
Robelli thotë që krizat në Kosovë bëhen me qëllim që politikanët të mbajnë veten në pushtet. Në këtë pikë, ai i adresohet veçanërisht presidentit Thaçi.
“Klasa sunduese politike e Kosovës po mbijeton falë prodhimit të krizave e aferave.” – ka shkruar ai.
Sa i përket gylenistëve, ai thotë se ata është dashur të ‘heqen qafe’ qysh më 2016, pas tentim-puçit që ndodhi në Turqi. Kjo do të bëhej duke iu bërë presion që ata të largoheshin nga Kosova, megjithëse edhe një formë e tillë është jodemokratike.
“Në Turqi ata nuk duhej dëbuar, sepse çdo organizatë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut është e bindur se pas puçit në Turqi nuk ekziston më drejtësi e pavarur. Dëshmi për këtë kanë dhënë edhe mjaft gazetarë, publicistë, shkrimtarë turq të arrestuar arbitrarisht.” – vazhdon Robelli.
Ai ka bërë edhe një përshkrim të afërsisë e më pas ndarjes së Erdoanit dhe Gylenit, duke e quajtur të parin “sulltan me stil barabe”.
Lexo shkrimin e plotë në linkun që vijon: https://www.koha.net/veshtrime/85211/terrori-i-perditshem-politik-i-kosoves/












