Reagon Policia e Kosovës, tregon se çfarë veturash do të vozisë

Reagon Policia e Kosovës, tregon se çfarë veturash do të vozisë

  Policia e Kosovës ka reaguar pas disa shkrimeve në media ku thuhej se ky shumë shpejt Policia do të pajiset me vetura të reja. Policia e Kosovës e ka mohuar këtë lajm duke thënë se aktualisht ka kontratë me automjetet e tipit Shkoda. “Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit […]

 

Policia e Kosovës ka reaguar pas disa shkrimeve në media ku thuhej se ky shumë shpejt Policia do të pajiset me vetura të reja. Policia e Kosovës e ka mohuar këtë lajm duke thënë se aktualisht ka kontratë me automjetet e tipit Shkoda.

“Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, publikon këtë informacion sqarues në shenjë reagimi ndaj disa portaleve te cilat sonte kanë publikuar shkrimin me titull “E paparë , ja çfarë makinash do vozisin Policia e Kosovës së shpejti”

Informojmë opinionin e gjerë dhe mediat se një shkrim i tillë nuk është publikuar nga asnjë adresë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe as nga Facebooku zyrtar i PK-së dhe si i till nuk qëndron.

Policia e Kosovës momentalisht ka kontratë për automjete te tipit Shkoda, e lidhur përmes procedures së prokurimit të realizuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit. Duke pas parasysh se kjo kontrat skadon këtë vit, Agjencia Qendrore e Prokurimit edhe këtë vit do të realizoj një procedurë të prokurimit për blerje të automjeteve për nevojat e Policisë së Kosovës.

Prandaj, ju informojmë se pohimet dhe shkrimet e tilla jo zyrtare dhe të pa konfirmuara, se kinse Policia do të furnizohet me vetura të tipit Audi Q7 nuk qëndrojnë dhe janë të paverteta.

Policia e Kosovës inkurajonë mediat, në veçanti ato elektronike që lajme të tilla që ndërlidhen me fushëveprimtarinë apo kapacitetet e PK-së, qështjet që kanë nevojë për sqarime apo përgjigje adekuate, së pari të adresojnë tek zyrtarët kompetent për informim dhe të mos bien pre e dezinformatave apo publikimeve jozyrtare nga adresa të paverifikuara mirë.

Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar në informimin e drejt të opinionit publik si dhe në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve konform autorizimeve të parapara me ligj” thuhet në reagim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?