Reagon Kelmendi: Haliti i mori 8.8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, thoshte se i duheshin për ‘sekrete ushtarake’

Reagon Kelmendi: Haliti i mori 8.8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, thoshte se i duheshin për ‘sekrete ushtarake’

Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i është bashkuar polemikës që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK’së, Anton Quni, tha se Xhavit Haliti i PDK’së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koleneli Ahmet Krasniqi. Kelmendi thotë se Haliti i ka marrë 8.8 milionë marka nga FARK. Xhavit Haliti me të […]

Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i është bashkuar polemikës që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK’së, Anton Quni, tha se Xhavit Haliti i PDK’së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koleneli Ahmet Krasniqi. Kelmendi thotë se Haliti i ka marrë 8.8 milionë marka nga FARK.

Xhavit Haliti me të hapur sot seancën në Kuvend i quajtur ‘rrenc’ Qunin, kjo sepse mbrëmë në emisionin Pressing të televizionit 7 ai tha se Haliti i kishte marrë gjatë luftës rreth 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.

Kelmendi thotë se në atë kohë Halitit i ishin dhënë 4 milionë dollarë, që bënin 8.8 milionë marka.

Ai shkroi në Facebook se Haliti nuk i kishte informuar Fondin e “Vendlindja thërret” për shumën që kishte marrë. E, siç thotë Kelmendi, pasi ishte zbuluar se kishte marrë ato para, Haliti kishte thënë se e kishte cilësuar si “sekret ushtarak”.

Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:

NUK ISHIN 8 MILIONË DM, POR 4 MILIONË US-DOLLARË.

Në kuadër të komplotit që po bënte Xhavit Haliti, tashme i ndihmuar edhe nga kolegët marioneta, Ahmet Krasinqi, Bujar Bukoshi dhe Co, ka marrë 4 milionë US $ „ndihma“, por jo për UÇK-në, por për ta komplotuar UÇK-në.

Atëherë Dollari kishte kursin e rreth 2.21 DM, që do të thotë se ka marrë rreth 8.840.000 milionë DM (tetë milionë e tetëqind e katër dhjetë mijë). Ato të holla që i ka pranuar Xhavit Haliti nga „ministri“ Ahmet Krasniqi janë zhduk në „vrimë të zezë“…

Për atë “ndihmo” Xhavit Haliti nuk pat informuar as përgjegjësit e Fondin “Vendlindja thërret”, as strukturat udhëheqëse të Lëvizjes (ku ai bonte pjesë), por pasi kemi zbuluar atë ndodhi ka belbëzuar se e ka çmuar si “sekret ushtarak”.

Për këtë “ndihmo” të “ministrit” Ahmet Krasniqi, dorëzuar Xhavit Halit, ka vite që kam informuar. Zhurmimi aktual po ndodh në kuadër të luftës se pistë për pushtet.

Kurse beteja për BETEJEN E KOSHARËS po vazhdon të shpërdoret për interesa partiake dhe në terren tepër të mjegulluar. Rrëfimi i mbrëmshëm i Anton Qunit ishte edhe një serial i betejës për Betejen e Kosharës, tashmë e mitizuar dhe e legjendarizuar në shumo variante…

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?