Reagimi i partive politike rreth vendimit të Gjykatës për vrasësin e Almirit

Reagimi i partive politike rreth vendimit të Gjykatës për vrasësin e Almirit

Partitë politike shqiptare në opozitë kanë reaguar pas vendimit gjyqësor për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një reagim në rrjetet sociale shkruan: “Çështja Almiri assesi nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu. Është çështje e një fëmije dhe e një prindi që jeton në […]

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një reagim në rrjetet sociale shkruan:

“Çështja Almiri assesi nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu. Është çështje e një fëmije dhe e një prindi që jeton në çdo cep nën juridiksionin e Maqedonisë. S’është çështje e një komisioni parlamentar të iniciuar nga njerëz “Selfi qesharak e të pështirë” me qëllim devijimin e zgjidhjes së drejtë të të njëjtës dhe humbjes nëpër labirintet e politikës së ndytë që po të të njëjtit soj kanë promovuar tash e gjashtëmbëdhjetë vite të kaluara” – është shprehur Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Afrim Gashi, kreu i njërit fraksion të Lëvizjes Besa, po ashtu ka reaguar për vendimin e fundit gjyqësor.

“Derisa për shqiptarët, si në rastet e montuara dhe të përvuajtura, tashmë të njohura për opinionin, edhe kur nuk ka bazë, shqiptohen dënime drakonike dhe burg i përjetshëm, në kohën që një vrasës shqiptari duhet ta marrë dënimin e vrasjes, kjo nuk ndodh. Kjo, përveç diskriminimit, merr edhe nuanca racizmi. Ky vendim i sotëm e dëmton seriozisht mirëbesimin ndëretnik dhe besimin ndaj institucioneve në Maqedoni, për të cilin jemi angazhuar edhe ne tashmë një kohë të gjatë” – ka deklaruar  Lëvizja Besa e Afrim Gashit.

Reagime ka pasur edhe nga Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami.

“Gjykata duke dashur që të vendosë drejtësi, për herë të dytë e vrau Almirin e vogël duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliq por edhe më e keqja duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël. Shqetësimet që i kemi ngritur në vazhdimësi që nga rikualifikimi i lëndës e deri në këtë gjykim skandaloz dëshmon se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur, selektive, joprofesionale dhe me këtë imponohet reforma radikale të gjyqësorit i cili për fat të keq edhe sot e kësaj dite vendimet i bazon në përkatësinë etnike të palëve” – thanë nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit./Alsat M

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?