Rama: Protestuesit nuk mund t’i liroj unë

Rama: Protestuesit nuk mund t’i liroj unë

  Kryeministri Edi Rama në një komunikim virtual me banorët e Kukësit thotë se nuk e ka takuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pasi nuk është distancuar nga dhuna. Ai tha se nuk është ai që liron protestuesit e arrestuar, siç dhe iu kërkua edhe nga të pranishmit, por është punë e organeve të drejtësisë, […]

 

Kryeministri Edi Rama në një komunikim virtual me banorët e Kukësit thotë se nuk e ka takuar kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pasi nuk është distancuar nga dhuna. Ai tha se nuk është ai që liron protestuesit e arrestuar, siç dhe iu kërkua edhe nga të pranishmit, por është punë e organeve të drejtësisë, transmeton tch.

“Unë nuk e kam takuar kryetarin e bashkisë sepse nuk është distancuar nga dhuna dhe sot e kam dëgjuar që ka thënë madje, se unë qenkam tërhequr nga tarifa, e duhet të kërkoj lirimin e njerëzve. Jetojmë në një shtet që është me Kushtetutë e ligje, me pushtete të ndara. Se kush ndalohet, dhe kush gjykohet nuk është vendimmarrje e qeverisë po organeve ligjzbatuese. Thirrja për të liruar këta e për të liruar ata, është një thirrje që shkon jo vetëm në adresë të gabuar, po në ajër për shkak se ky është një proces që i takon organeve të drejtësisë. Kryetarit të bashkisë Kukës i them që jo vetëm nuk jam tërhequr, po thjesht po vazhdoj një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Kjo është e vërtetë, për këtë kam kërkuar ndjesë dhe ndryshe nga të tjerë përpara, ne as e konsiderojmë veten të pagabueshëm”, tha Rama.

Ai u kërkoi ndjesë sërish për mungesën e komunikimit. “Ju kërkoj ndjesë të gjithëve se kjo pjesë është pjesë e përgjegjësisë sonë. Nuk ka qenë mungesë komunikimi as sepse kemi qenë indiferent ndaj problematikës, as sepse nuk e kemi mendjen tek shqetësimet, problemet, hallet tuaja në përgjithësi dhe as sepse e lanë gjënë të shkonte në rrjedhje të lirë, por për një arsye, nga njëra anë se nuk e vlerësuam si duhet këtë fazë dhe nga ana tjetër ndërkohë që në fund të shkurtit kemi filluar punën për një pikë të kontratës, që është për ata që quhen përdorues të shpeshtë të rrugës, që do të thotë të gjithë ata për të cilët rruga është e domosdoshme dhe me lëvizshmëri të lartë. Nuk duam që prapë të biem në kurthin ku ramë, për fat të keq nga manipulimi që iu bë kësaj çështje dhe keqpërdorimi që iu bë shumë banorëve, me gënjeshtra, shpifje. Në këtë fazë ne po bëjmë këtë punë”, tha Rama.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?