Rakiq ka dy fjalë për BE-në dhe Qeverinë Haradinaj

Kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe Listes Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që të përsëritet ajo që ndodhi më 26 mars në veri – arrestimi i Marko Gjuriq. “Nuk mund të që poshtëroni, të mos përfillni njerëz dhe të prisni që ata të mos mbrohen”. “Pëfaqësuesit […]
“Nuk mund të që poshtëroni, të mos përfillni njerëz dhe të prisni që ata të mos mbrohen”.
“Pëfaqësuesit e serbëve kanë vendosur që ta ndihmojnë Brukseli dhe Prishtinës që ta ruajnë fytyrën deri më 19 prill, që të nisin formimin e Asociacinit të komunave Serbe, ose ne do ta bëjmë vet”, ka thënë Rakiq për Politics,.
Lista Serbe u ka dhënë ukltimatum institucioneve të Kosovës për ta formuar Asociacionin, përndryshe më 20 prill sic kanë njoftuar ata do ta bëjën vetë atë,shkruan klan kosova.
Sa i përket arrestimit të Gjuriq nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, Rakiq ka thënë se ai nuk ka qenë arrestim por kidnapim.












