“Pronto” dhe demokracia | Enver Hoxhaj thotë se nuk dihet kush do të jetë kryetar i ri i PDK-së

“Pronto” dhe demokracia | Enver Hoxhaj thotë se nuk dihet kush do të jetë kryetar i ri i PDK-së

Hoxhaj thotë se nuk dihet kush do të jetë kryetar i ri i PDK-së Megjithëse vetëquhet demokratike, në fakt PDK-ja nuk ka dëshmuar asnjëherë se ka demokraci të brendshme. Njëherë kryetar i saj ishte Hashim Thaçi, për të cilin Albin Kurti thotë se në vend që ta shkruante ‘kryetar’ për veten, e shkruante ‘kryetarë’. Më […]

Hoxhaj thotë se nuk dihet kush do të jetë kryetar i ri i PDK-së

Megjithëse vetëquhet demokratike, në fakt PDK-ja nuk ka dëshmuar asnjëherë se ka demokraci të brendshme. Njëherë kryetar i saj ishte Hashim Thaçi, për të cilin Albin Kurti thotë se në vend që ta shkruante ‘kryetar’ për veten, e shkruante ‘kryetarë’. Më pas, nga hija e një shërbimi informativ veprimtaria e të cilit mbetet e panjohur, doli Kadri Veseli dhe u bë kryetari i ri i partisë.

Sivjet do të mbahen zgjedhjet e reja të brendshme në PDK-në që qeverisi me Kosovën për gjithë dekadën e fundit. E akuzuar vazhdimisht për keq-qeverisje dhe korrupsion, për nepotizëm dhe përçarje të spektrit politik, madje me zyrtarë të shumtë të akuzuar e dënuar, e më tej me evidentimin e formës qeverisëse në atë që njihet si “Afera Pronto”, PDK-ja reformën e ka pasur vetëm në nivelin deklarativ.

Veç këtyre, PDK-ja ka shënuar rezultat katastrofal zgjedhor në qershorin e 2011-s, dhe prej vitit 2014 e tekëndej, nuk po arrin që ta marrë postin e kryeministrit. Por, ajo që do të ishte normale të ndodhte, nuk po ndodh. Askush brenda partisë nuk po e konteston e kritikon, pavarësisht numrit të madh të argumenteve në dispozicion, kryetarin dhe vartësit e tij. A mund të flasim për demokraci të brendshme në ish-partinë më të madhe në vend? Natyrisht që jo.

Muajt e fundit ndodhi një përplasje e vogël mes ish-kryetarit të Skënderajit, z.Sami Lushtaku dhe deputetit të PDK-së, z.Bekim Haxhiu. Por, edhe kjo përplasje e çuditshme, e çuditshme sepse brenda PDK-së nuk ndodh asgjë, u fashit shpejt dhe gjërat vazhdojnë të rrjedhin si zakonisht.

Nevoja për demokratizimin e kësaj partie është shumë e madhe. Por, hapat që duhet ndërmarrë janë radikalë në mënyrë që seriozisht të kishim një hapje të saj. Kadri Veseli duhet të ofrojë dorëheqjen e tij, për një varg arsyesh të ndryshme. Kjo do të ishte mundësia e vetme që njerëz të tjerë, më kompetentë, të afroheshin në këtë parti dhe ta hapnin atë.

Përshtypja e opinionit është se PDK-ja funksionon vetëm për liderët e saj, dhe rrjetën e tyre klienteliste. Prandaj, ka aq shumë heshtje në një kohë kur duhet të kishte aq shumë zhurmë. Prandaj ka aq pak ambicje nga njerëzit e tjerë të kësaj partie. Në fakt, më shumë se parti politike, PDK-ja shihet si një klan ekonomik, e çinteresuar për të zhvilluar politika të ndryshme, por tepër e interesuar për të kurdisur tenderë e për të vendosur njerëz nëpër borde – siç dëshmoi “Afera Pronto”.

Demokracia e brendshme, për fat të keq, është një problem me të cilin përballen edhe partitë e tjera në Kosovë. Por, kjo nuk e shfajëson PDK-në dhe udhëheqsit e saj nga dëmet që i shkaktojnë Republikës së Kosovës përmes një forme të tillë udhëheqëse.

Në intervistën e tij për Gazetën Express, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se ende nuk dihet se çfarë epilogu do të japin zgjedhjet e brendshme në PDK, për rrjedhë, nuk dihet se kush do të jetë kryetar. Por kjo është një tallje tjetër me qytetarët e Kosovës, të cilin janë në dijeni të metodës qeverisëse të PDK-së, të mendësisë udhëheqëse të saj, dhe të kritikave që nuk ndodhën për humbjet në zgjedhje dhe për keq-qeverisjet e njëpasnjëshme. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?