Pronarët e bankës që mbylli xhirollagaritë e gylenistëve, pronarë edhe të KEDS-it

Banka Kombëtare Tregtare, që është pjesë e Holdingut “Çalik”, ka mbyllur sot xhirollogaritë e punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif”. Holdingu “Çalik” është ndër kompanitë më të mëdha në Turqi, duke pasur shumë biznese nën udhëheqje, përfshirë edhe KEDS-inë në Kosovë si dhe BKT-në, shkruan Periskopi. Mbyllja e xhirollogarive të punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif” vjen […]
Holdingu “Çalik” është ndër kompanitë më të mëdha në Turqi, duke pasur shumë biznese nën udhëheqje, përfshirë edhe KEDS-inë në Kosovë si dhe BKT-në, shkruan Periskopi.
Mbyllja e xhirollogarive të punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif” vjen disa javë pas deportimit të 6 punonjësve të kolegjit nga Kosova në Turqi, përmes një procesi jotransparent dhe ende të paqartë.
Punëtorët e kolegjit kanë pranuar një SMS të shkurtër nga banka, si njoftim për mbyllje të xhirollogarisë bankare.
“I nderuar Klient, Banka Kombetare Tregtare ju njofton se ne perputhje me politikat dhe procedurat e brendshme te Bankes,ne baze te kushteve te pergjithshme te kontrates se Sherbimit Bankar,do te bej mbylljen e llogarise suaj bankare,efektive 30 dite nga data e njoftimit te marre. Ne menyre qe te kemi nje proces te rregullt per mbylljen e llogarise suaj bankare dhe te perfundojme procedurat e nevojshme, ju ftojme te vizitoni Degen tuaj te BKT-se brenda periudhës se njoftimit. Faleminderit per bashkëpunimin tuaj deri me tani”, thuhet në SMS-në e pranuar nga një punëtor i këtij kolegji.
Institucionet gyleniste, përfshirë kolegjin “Mehmet Akif”, janë shënjestruar nga Turqia si pjesë e rivalitetit politik mes presidentit turk Reccep Tayip Erdogan dhe predikuesit turk që jeton në ekzil në SHBA, Fetullah Gylen.
Turqia, përmes ndikimit politik dhe biznesor po tenton t’ua vështirësoj funksionimin të gjitha institucioneve gyleniste, marrë parasysh që organizatën e “Hizmet” të Gylenit e konsideron terroriste duke e etiketuar si “FETO”. Kosova është bërë vendi i parë në Evropë që ka lejuar deportimin e gylenistëve përmes instruksioneve të presidentit Erdogan. /Periskopi/












