Profili i ambasadorit të Kosovës në Çeki

Profili i ambasadorit të Kosovës në Çeki

Ish-gazetari Arbër Vllahiu ka mbërritur sot në Pragë pasi ka marrë pozitën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Kosovës. Por, cili është profili i Vllahiut? 51 vjeçari i lindur në Prishtinë me prejardhje familjare nga Lipjani, Arbër Vllahiu, ka marrë pozitën më të lartë të përfaqësimit diplomatik të Kosovës në shtetin çek. Ish-redaktori […]

Ish-gazetari Arbër Vllahiu ka mbërritur sot në Pragë pasi ka marrë pozitën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Kosovës. Por, cili është profili i Vllahiut?

51 vjeçari i lindur në Prishtinë me prejardhje familjare nga Lipjani, Arbër Vllahiu, ka marrë pozitën më të lartë të përfaqësimit diplomatik të Kosovës në shtetin çek.

Ish-redaktori i Kohës Ditore, ish-gazetar i BBC’së për 11 vjet, tri vjet në Londër, 7 vjet gazetar i TV Suedia prej po kalon tash nga politika në diplomaci.

Vllahiu, në shtatë vitet e fundit, ka ushtruar pozita të Këshilltarit politik të Presidentit e Kryeministrit. Për një kohë ka qenë Këshilltari Kryesor në Presidencë derisa pastaj për një kohë udhëheqës i Radios Evropa e Lirë për Kosovën.

Pak para zgjedhjeve nacionale, Vllahiu hyri në Partinë e Ramush Haradinajt, në pozitën e Këshilltarit të Kryeministrit. Kandidoi edhe për Kryetar të Prishtinës.

Vllahiu për një kohë ka qenë profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe në disa kolegje private. Është magjistër i shkencave të komunikimit.

Përplasjet më të mëdha publike, Vllahiu i ka pasur me Shpend Ahmetin, në garën për Kryetar të Prishtinës.

Por, edhe pse ishte kandidat i AAK’së në këtë garë, vota nuk mori shumë pasi partia e tij s’ka arritur të ketë elektorat në Kryeqytet.

Vllahiu ka qenë gazetari i parë që ka arritur të shkojë në Familjen Jashari, në kohën kur policia dhe ushtria serbe….

Sa ka qenë në Presidencë, Vllahiu ka negociuar takimet e përbashkëta të partive politike.

Është në mesin e gazetarëve të parë që ka hyrë në Kosovë në përfundim të fushatës ajrore të NATO’s dhe ka raportuar gjatë gjithë kohës nga të gjitha zonat e luftës.

Gjithashtu, ka përcjellë gjithë procesin e bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës, që janë udhëhequr nga ish-Presidenti finlandez, Martti Ahtisaari. Gjatë kohës kur ka kryer detyrën e Shefit të Stafit në Zyrën e Presidentes, ka qenë pjesëmarrës në një numër konferencash ndërkombëtare që kanë trajtuar temën e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të serbëve të Kosovës. Bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se është i ashpër në punë dhe i rregullt. Dikur është cilësuar edhe si njeriu që ka urdhëruar Presidenten, duke drejtuar marrëdhëniet me publikun.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?