Procedohen në Kuvend kandidatët për Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Komisioni për arsim ka përcjell në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim emrat e 9 anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të miratuar në qeveri të mërkurën e kësaj jave. Lista përbëhet prej këtyre emrave: Xhavit Rexhaj, Vjollca Krasniqi, Gazmend Luboteni, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi-Lila, Dukagjin Zeka, Magdalena Ziolo, Herbert Amato dhe Jeffrey Butel. Pas kritikave […]
Lista përbëhet prej këtyre emrave: Xhavit Rexhaj, Vjollca Krasniqi, Gazmend Luboteni, Arta Jakupi, Rozafa Koliqi-Lila, Dukagjin Zeka, Magdalena Ziolo, Herbert Amato dhe Jeffrey Butel.
Pas kritikave që kësaj liste i kanë bërë disa anëtarë të Komisionit, Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se e di që lista nuk është më e mira, por që për kohë që kanë pasur, kjo është ajo që kanë mundur të përzgjedhin.
Me gjithë kritikat, lista është përkrahur nga të gjithë deputetët, me përjashtim të Listës Serbe, për shkak se Kuvendi ka rekomanduar që ata të procedohen sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që më 19 prill, kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e ENKA-s, Agjencia e Akreditimit, rrezikon të shkarkohet edhe nga ky institucion.












