Prindërit i bërtasin 12-vjeçarit për sjelljen, ai var veten në pemë

Një fëmijë i mitur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarur në pemë me litar. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi prindërit e të miturit i tërhoqën vëmendjen për sjelljen. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 21:30, në Lagjen nr. 1 të Sarandës në zonën pranë Lëkurësit”, bëhet e ditur nga Policia. […]
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi prindërit e të miturit i tërhoqën vëmendjen për sjelljen.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 21:30, në Lagjen nr. 1 të Sarandës në zonën pranë Lëkurësit”, bëhet e ditur nga Policia.
Kanë qenë prindërit e vogëlushit, që e kanë gjetur të birin e tyre pa shenja jete në një prej pemëve të oborrit të shtëpisë së tyre.
12-vjeçari O.B u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve, ata nuk kanë mundur ta risjellin në jetë me anë të përpjekjeve reabinuese.
Në bazë të dëshmisë që dy prindërit e 12- vjeçarit kanë dhënë për Policinë, vogëlushi ka përjetuar keq kritikat e tyre.
Gjithçka ka nisur nga një largim i tij nga banesa pa lejen e tyre, gjë e cila ka bërë që ata ta kritikojnë për sjelljen e tyre.
Pas debatit me prindërit, vogëlushi ka marrë një litar dhe i ka dhënë fund jetës duke u varur në pemë












