Presidenti më kontravers në botë: Nëse më hedhin në erë me gjithë avion, pyesni CIA’n

Presidenti më kontravers në botë: Nëse më hedhin në erë me gjithë avion, pyesni CIA’n

Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, nuk e mohon se SHBA-të mund të jenë mërzitur shumë dhe e  konsiderojnë të rrezikshëm vendimin e tij për të siguruar armë nga Kina dhe Rusia, pasi Uashingtoni refuzoi të furnizonte me armë Manilën. Filipinet kanë kërkuar armë moderne dhe të vogla për të luftuar kundër degëve të ISIS-it, qëkur Duterte […]

Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, nuk e mohon se SHBA-të mund të jenë mërzitur shumë dhe e  konsiderojnë të rrezikshëm vendimin e tij për të siguruar armë nga Kina dhe Rusia, pasi Uashingtoni refuzoi të furnizonte me armë Manilën.

Filipinet kanë kërkuar armë moderne dhe të vogla për të luftuar kundër degëve të ISIS-it, qëkur Duterte mori detyrën në qershor të vitit 2016.

Megjithatë, refuzimi i Uashingtonit për t’i shitur Manilës armë të tilla – për shkak të shqetësimit për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë luftës që qeveria u ka shpallur trafikantëve të drogës – e ka detyruar Duterten të kërkojë furnizues të rinj.

Manila, e cila për shumë kohë është varur nga SHBA-të për furnizimin me armë, ktheu sytë nga Kina dhe Rusia.

“Është fakt se amerikanët nuk e mbajnë fjalën”, tha Duterte, duke argumentuar në këtë mënyrë përpjekjen për të gjetur partnerë të rinj, që do ta furnizojnë me armë.

Kështu u detyrova të shkoj në Kinë për t’i kërkuar presidentit Xi Jingping ndihmë. Dua armë, – i thashë.

Ai mu përgjigj: Pa problem. Mos më jep para, janë të tuat.

Kështu që shkova edhe në Rusi.

Erdha të kërkoj ndihmën tënde, i  thashë Putinit.

Në rregull, t’i jap pa para”, tregoi ai para të pranishmëve në një pritje presidenciale.

Pas vizitës së tij në Moskë vitin e kaluar, Rusia dërgoi një ngarkesë modeste me armë n Filipine.

Në tetor, vetë ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shigoi, mbikëqyri dorëzimin e mbi 5000 kallashnikovëve dhe një sasie të madhe municioni, që u dhurua në kuadër të marrëdhënies së re Moskë-Manila.

Po ashtu, ushtria ruse dhuroi edhe 20 kamionë ushtarakë për homologët filipinas.

Edhe Pekini çoi armë në Manila.

Kina dhuroi mijëra armë sulmi dhe municion si shenjë e “marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunuese”

“Megjithatë, asnjë nga këto lëvizje nuk do të thotë se Manila po distancohet nga Uashingtoni për t’iu bashkuar bllokut ushtarak të Pekinit ose Moskës, që mund të shihen si kërcënim për SHBA-të”, tha Duterte.

Nuk kemi aleancë ushtarake. Nuk jam i përgatitur për këtë”, tha ai.

Duterte e mbylli fjalimin me një deklaratë të ngjashme me atë që bëjnë xhiron e mediave të globit në pak orë.“Nëse avioni im hidhet në erë, apo ndonjë bombë në anë të rrugës shpërthen, ndoshta duhet të pyesni CIA-n”, tha ai, duke mos e përjashtuar faktin se në SHBA, dikujt mund të mos i pëlqejnë ato që ai thotë.

“E kam nga përvoja, prandaj vendosa ta ndaj me ju”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?