Presidenti i Gjermanisë flet për SHBA-në dhe Rusinë: Putin dhe Trump i detyrohen botës

Presidenti i Gjermanisë flet për SHBA-në dhe Rusinë: Putin dhe Trump i detyrohen botës

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier ka shprehur shqetësimin e tij për rritje të “armiqësisë” në mes të Rusisë dhe Perëndimit dhe ka bërë thirrje për shtim të përpjekjeve diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet e dëmtuara. Steinmeier ka thënë në një intervistë më 15 prill se helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia […]

Steinmeier ka thënë në një intervistë më 15 prill se helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani muajin e kaluar ka qenë “incident shumë serioz”.

Mirëpo ai ka shtuar se “me po aq shqetësim duhet të shikojmë drejt marrëdhënieve të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit, situatë e cila mund të ketë pasoja përtej këtij rasti”.

Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë dërguar në spital prej 4 marsit, pasi i janë ekspozuar një substance, e cila i ka lënë pa ndjenja të Sallsbëri.

Britania fajëson Rusinë për tentim-vrasje të Skripalëve, akuzë të cilën Moska e kundërshton ashpër.

Ky sulm ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë duke shtyrë në dëbime diplomatike reciproke dhe masa tjera.

Steinmeier është cituar të ketë thënë se derisa është në rregull që Rusia të përballet me pasoja për veprat e saj, siç edhe është demonstruar me vënien e sanksioneve për agresionin e saj në Ukrainë, “ne nuk mundemi të braktisim dialogun direkt”.

Sipas tij nuk mund të demonizohet e tërë Rusia vetëm për shkak të presidentit të këtij vendi, Vladimir Putin.

Sa i përket Sirisë, Steinmeier ka thënë se nuk do të ketë përmirësim derisa presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin të mos angazhohen për gjetjen e një zgjidhje.

“Natyrisht nuk mund të arrihet asgjë pa fqinjtë rajonalë, mirëpo gjithçka fillon me SHBA-në dhe Rusinë”, është cituar të ketë thënë ai.

“Putin dhe Trump i detyrohen botës për ta bërë hapin e parë”./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?