Politikanët që i mbajtën fjalët (Video)

Politikanët që i mbajtën fjalët (Video)

Krypometri nuk merret vetëm me rrenat e zyrtarëve e bartësve të institucioneve. Në krypometër kanë hyrë edhe ata zyrtarë që e kanë mbajtur fjalën, ani pse numri i tyre është krahasimisht i vogël me ata të cilët janë kapur në rrenë. Krypometri ka publikuar nëntë raste të zyrtarëve të cilët i kanë mbajtur fjalët dhe e […]

Krypometri ka publikuar nëntë raste të zyrtarëve të cilët i kanë mbajtur fjalët dhe e kanë përfunduar premtimin e dhënë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është bërë dy herë pjesë e zyrtarëve që e mbajnë fjalën.

Në të dyja rastet, Lladrovci e ka mbajtur fjalën sa i përket emërimit të grave në pozitat e drejtorive komunale.

Fillimisht, në fillim të 2017, ku pas zgjedhjeve të parakohshme komunale në Drenas, Lladrovci në emisionin Jeta në Kosovë kishte premtuar se do t’i emëroj së paku 3 ose 4 drejtore gra. Në fakt, ai e kishte ngritur këtë numër, duke emëruar 5 drejtore gra dhe 5 drejtorë burra, duket vendosur standard të ri në politikë.

Lladrovci të njëjtin premtim e kishte mbajtur edhe në zgjedhjet e fundit lokale. Ai kishte premtuar se do ta vazhdoj udhëheqjen e Komunës me gjysmën e drejtorive të udhëhequra nga gratë. Kështu edhe ka vepruar, përsëri në Drenas gjysma e drejtorive udhëhiqen nga gratë.

Një të mbajtje e fjalës e kësaj natyre kishte ndodhur edhe në qytetin e Kamenicës. Kryetari i ri, Qëndron Kastrati kishte deklaruar se synon që të këtë më shumë drejtori që udhëhiqen nga gratë se sa nga burra.

Pas zgjedhjes, Kastrati e kishte mbajtur këtë premtim. Kamenica është komuna e vetme në të cilën më shumë ka drejtori të udhëhequra nga gratë se sa nga burrat.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj kishte mbajtur premtimin kur kishte thënë në emisionin Jeta në Kosovë se do të ndërprerë përdorimin e thëngjillit në dy çerdhe në Prishtinë.

Ajo e kishte mbajtur fjalën dhe e kishte ndërprerë përdorimin e thëngjillit duke i furnizuar këto dy çerdhe me drunjë.

Fjalën e kishte mbajtur edhe kolegu i Reshitajt në Qeveri, Valdrin Lluka. Ai kishte dhënë një datë të caktuar se kur do ta bëjë publik kontratën për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’. Publikimi ishte vonuar dhe krypometri kishte vlerësuar si rrenë mos-publikimin e kontratave me kohë. Por, ministrit Lluka i kishte publikuar kontratat komerciale të Kosovës se re duke dhënë edhe sqarime për vonesën e publikimit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka pasur mundësi të jetë pjesë e Qeverisë, mirëpo ai nuk e kishte thyer premtimin e tij. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, Aleanca Kosova e Re, pjesë e së cilës ishte edhe Sejdiu kishin deklaruar se nuk do t’i bashkohen koalicionit PAN për të krijuar Qeverinë. Mirëpo në fund, ata kishin vendosur që ta votojnë Qeverinë Haradinaj duke thyer kështu premtimin e dhënë. E këtë rrugë nuk e kishte ndjekur edhe nënkryetari i atëhershëm i partisë, Korab Sejdiu. Ai kishte votuar kundër Qeverisë Haradinaj dhe kishte dhënë dorëheqje nga pozitat e tij në parti.

Për saktësi në numrimin e zv.ministrave ishte vlerësuar edhe Isa Mustafa, ish-kryeministri i Kosovës.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/1615049021897906/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?