Policia me video-mesazh për konkursin e ri, ja si të aplikoni

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë. Përmes një videoje, organi më i lartë i sigurisë në vend ka inkurajon në veçanti të gjitha femrat e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në vendin tonë që t’i bashkëngjiten PK-së. Ky konkursi do të jetë i hapur nga data […]
Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka hapur konkursin për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë.
Përmes një videoje, organi më i lartë i sigurisë në vend ka inkurajon në veçanti të gjitha femrat e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në vendin tonë që t’i bashkëngjiten PK-së.
Ky konkursi do të jetë i hapur nga data 16/04/2018, deri me datën 10/05/2018.
Ndërsa, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka ftuar gjithë qytetarët e Republikës të jenë pjesë e këtij konkursi.
“Policia e Kosovës çdo ditë po bëhet më e fortë dhe më e besueshme. Me inkuadrimin e gjeneratave të reja në radhët tona synojmë që rendi dhe siguria të avancojnë edhe më tej, prandaj për të gjithë ju shpall të hapur konkursin për zyrtarët policorë dhe ju ftojmë të na bashkëngjiteni”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/1793106160749912/
Ndryshe, këto janë kushtet minimale për aplikim janë:
Të jetë shtetas i Kosovës
Të jetë i moshës 18:30 vjeçar
Ta ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale
Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale
Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar)
Të ketë integritet personale dhe vlera të lartë etike.
Më poshtë keni linkun me informacionet e plota lidhur me aplikim:
http://ëëë.kosovopolice.com/sq…












