Policia jep detaje për 22-vjeçarin që ra nga ndërtesa në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “B”, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës. “Një burrë derisa po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës”, thuhet në raportin e Policisë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar […]
Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “B”, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës.
“Një burrë derisa po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.












