Përse Siria ende ka armë kimike?

A kishte premtuar Siria se do të shkatërronte armët kimike? Po. Më 21 guasht, 2013, një sulm me gaz sarin kishte ndodhur në Damask, kështu parlamenti britanik dhe ish presidenti i SHBA-së, Barrack Obama konkretizuan marrëveshjen për sulme kundër Sirisë. Në një konferencë për media më 9 shtator ish sekretari i Shteteve të Bashkuara, John […]
Po. Më 21 guasht, 2013, një sulm me gaz sarin kishte ndodhur në Damask, kështu parlamenti britanik dhe ish presidenti i SHBA-së, Barrack Obama konkretizuan marrëveshjen për sulme kundër Sirisë.
Në një konferencë për media më 9 shtator ish sekretari i Shteteve të Bashkuara, John Kerry, kishte thënë se regjimi i Assadit mund të shmangte një sulm me armë kimike. Ai e kontaktoi ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov për të bindur Assadin që të heq dorë nga armët kimike. Tre ditë më vonë, Siria pranoi t’i bashkohej marrëveshjes së Konventës të Armëve Kimike të vitit 1997, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Si u shkatërruan armët e deklaruara?
Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe Kombet e Bashkuara kishin formuar një mision special të cilët kishin për detyrë shkatërrimin e arëmve kimike të Sirisë.
Pjesa më e madhe e armëve kimike si gazi mustard, sarin dhe VX ishin shkatërruar në det duke përdorur sisteme të hidrolizës në dy fusha të ndara. Këshilltari nacional i sigurisë së Obamas, Avril Haines, tha se 1, 300 ton të armëve kimike janë deklaruar si të shkatërruara.
OPCW për këtë punë u shpërblye me çmimin Nobel në vitin 2013, dhe në shtator të vitit 2014 kishte deklaruar se misioni ishte përmbushur.
A u shkatërruan të gjitha armët kimike të Sirisë?
Jo. Inspektorët e armëve të OPCW-së mund të vërtetonin vetëm se armët kimike të deklaruara ishin shkatërruar, edhe pse kishte dyshime në perëndim se Siria kishte fshehur po aq sa 10% të rezervave të saj. Klorina nuk ishte pjesë e marrëveshjes pasi ishte e ligjshme dhe e përdorshme në industri.
Si reaguan Kombet e Bashkuara dhe OPCW mbi përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria?
Në mars të vitit 2015, OKB miratoi një rezolutë, pas një sërë raportesh të gjetura faktike të OPCW-së, se OKB do të ndërmarrë veprime kundër çdo grupi që besohet se ka armë kimike sipas nenit V11 të Kartës së OKB-së.
Në vitin 2015, OKB-ja kolektivisht u pajtua me rezolutën 2235 për të ngritur një mekanizëm të përbashkët hetimor (JIM) të OKB-OPCW për të adresuar këtë boshllëk.
Kishte sukses JIM?
Një trup gjykues i përbërë nga JIM kishte hetuar nëntë raste nga 23 sa ishin gjetur. Në këtë raport në gusht të vitit 2016, ishte implikuar Shteti Islamik dhe forcat ajrore siriane në sulmet e ndërsjellta. Në tërësi, ajo prodhoi shtatë raporte dhe i dha përgjegjësi qeverisë siriane për katër sulme të armëve kimike (Khan Sheikhun më 4 prill 2017, Qmenas dhe Sarmin më 16 mars 2015, dhe Talmenes më 21 prill 2014) dhe Isis për dy (Umm Haësh më 15-16 shtator 2016 dhe Marea më 21 gusht 2015).
Si kolapsoi JIM?
Mosmarrëveshjet mbi procedurat e JIM erdhën pasi hetuesit në tetor të 2017 kishin gjetur se qeveria siriane ishte përgjegjëse për sulmin në Khan Sheikhun më 4 prill 2017. Rusia kritikoi gjetjet duke thënë se burimet ishin të diskutueshme, zinxhiri i kujdestarisë në dyshim dhe asnjë inspektim në vend nuk kishte ndodhur, edhe pse garancitë e sigurisë ishin dhënë nga rusët./Periskopi/












