Përse Arabia Saudite ka ndryshuar qasje karshi Izraelit?

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka deklaruar se Izraeli ka të drejtë të formojë shtetin e tij. Por cilat janë arsyet pas kësaj deklarate? A nënkupton kjo lidhje më të ngushta ndërmjet dyja vendeve? Në një intervistë të publikuar të hënën për revistën amerikane “The Atlantic”, Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman tha […]
Në një intervistë të publikuar të hënën për revistën amerikane “The Atlantic”, Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman tha se Izraeli ka të drejtën e tij të ekzistoj si shtet.
Princi saudit tha për revistën se Arabia Saudite nuk ka kurrfarë probleme me hebrenjtë. Ai madje përmendi profetin Muhammed i cili ishte “martuar me një hebreje.”
Hassan Nafaa, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Kajros, tha për “DW” se “Irani është motivuesi kryesor” pas ndryshimit ndaj qasjes karshi Izraelit.
“Arabia Saudite e konsideron si konkutrentin kryesor Iranin në udhëheqjen e Islamit në gjithë botën, me frikën për dominimin e Shiitëve nën lidershipin e Iranit,” tha ai. Gjithashtu, Izraeli dhe Arabia Saudite kanë frikë se Irani mund të përdorë armët bërthamore.
Në anën tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti i Londrës, Yossi Mekelberg, tha se njohja e Arabisë Saudite është shumë e rëndësishme për Izraelin në një pjesë të botës që është i rrethuar nga shtete që rrezikojnë ekzistencën e tij.
“Ne mund të shohim se Izraeli është pjesë e rajonit dhe se duhet të ketë negociata të drejta me palestinezët, por gjuha e vjetër që thotë se Izraeli duhet të eliminohet plotësisht duhet të ndalojë,” tha ai.
Në të vërtetë, zërat izraelitë dhe arabe kishin reagime të ndryshme në mediat sociale. Elad Ratson, një diplomat izraelit në Londër, sugjeroi se deklarata e princit të kurorës tregon se Arabia Saudite mbështet politikat e vendit të tij brenda rajonit.
Yasser al-Zaatreh, një shkrimtar palestinez i vendosur në Gazë, reagoi me përbuzje rreth deklaratës së princit të kurorës. “Sionistët nuk kanë ‘të drejtë’ për asnjë pjesë të Palestinës,” shkroi ai. “Ata janë pushtues që erdhën nga skajet e tokës për të pushtuar një vend dhe për të shtyrë popullin e tyre. Ky diskutim i një “të drejte” është një absurditet i pastër”.
Nën administratën e Obamas, sekretari i Shteteve të Bashkuara John Kerry kishte udhëtuar disa herë në Izrael dhe Palestinë për lehtësimin e bisedimeve mes dyja palëve. Por, gjatë administratës së Trump, Shtetet e Bashkuara e kanë reduktuar balancimin e roleve, të cilët e kanë njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit – një deklaratë që është refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar./Periskopi/












