Përfundon mbledhja e AKR’së, Bahtiri tregon a u vendos për zëvendësimin e Sefajt

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Aleancës Kosova e Re. Nënkryetari i këtij subjekti politik, Agim Bahtiri tha se në mbledhjen e sotme, kanë diskutuar për degët dhe nëndegët e AKR-së. Ai tha se nuk kanë diskutuar për propozimin e emrit për ministër të MPB-së. Ai tha se AKR-së i takon ministri i MPB-së dhe […]
Nënkryetari i këtij subjekti politik, Agim Bahtiri tha se në mbledhjen e sotme, kanë diskutuar për degët dhe nëndegët e AKR-së.
Ai tha se nuk kanë diskutuar për propozimin e emrit për ministër të MPB-së.
Ai tha se AKR-së i takon ministri i MPB-së dhe shumë shpejt do ta caktojnë emrin për zëvendësimin e Flamur Sefajt.
Sefaj u shkarkua nga kryeministri Haradinaj nga posti i ministrit të Brendshëm, pas deportimit të paqartë të gjashtë ‘gylenistëve’ në Turqi, të arrestuar nga autoritetet kosovare.












