Për tre muaj, shtohen mbi dy mijë veteranë që përfitojnë nga skemat pensionale

Për tre muaj, shtohen mbi dy mijë veteranë që përfitojnë nga skemat pensionale

Gjatë tre muajve të fundit 2 mijë e 515 veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të skemave pensionale këtë vit. Nga 34 mijë e 529 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), sa llogaritej të ishin përfitues të pensioneve të veteranëve vitin e kaluar, ky numër është rritur në 37 mijë e […]

Gjatë tre muajve të fundit 2 mijë e 515 veteranë të rinj janë shtuar në listat e përfitimit të skemave pensionale këtë vit. Nga 34 mijë e 529 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), sa llogaritej të ishin përfitues të pensioneve të veteranëve vitin e kaluar, ky numër është rritur në 37 mijë e 44 veteranë aktualisht

Numri i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që janë përfitues të pensioneve gjatë tre muajve të fundit është rritur për hiç më pak se 2515.

Musa Demiri, zëdhënës për informim në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, ka konfirmuar se pensionin e veteranit të UÇK-së aktualisht e marrin 37 mijë e 44 veteranë. Por ditë më parë gazeta “Zëri” ka raportuar se në fund të vitit që lamë pas numri i veteranëve kishte qenë 34529.

“Aktualisht pensionin e veteranit të UÇK-së e marrin 37 mijë e 44 veteranë. Përafërsisht ka qenë numër i njëjtë i përfituesve edhe gjatë vitit të kaluar”, ka treguar Demiri.
Ndonëse numri i veteranëve në bazë të statistikave po vjen duke u rritur, numri i tyre që po largohet prej listave të përfitimit të këtyre pensioneve nuk po del kaq i madh.
Deri më tani nga listat e përfitimit janë larguar mbi 1 mijë përfitues, shkruan më tutje “Zëri”.

Kështu bëhet e ditur tutje në përgjigjen e MPMS-së.

“Nga fillimi i zbatimit të kësaj skeme e deri më tash nga skema janë larguar mbi 1 mijë përfitues, për shkak të kalimit në skema tjera dhe për shkak të vdekjeve të përfituesve”, thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?