PDK kërkon raport të detajuar nga Qeveria për deportimin e shtetasve turq

PDK kërkon raport të detajuar nga Qeveria për deportimin e shtetasve turq

Memli Krasniqi nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ka një paqartësi të plotë lidhur me aksionin e deportimit të shtetasve turq. Ai ka vlerësuar pozitivisht faktin që tashmë debati lidhur me këtë çështje kaq të ndjeshme po bëhet në Kuvendin e Kosovës dhe jo nëpër studiot televizive, shkruan Periskopi. Krasniqi […]

Ai ka vlerësuar pozitivisht faktin që tashmë debati lidhur me këtë çështje kaq të ndjeshme po bëhet në Kuvendin e Kosovës dhe jo nëpër studiot televizive, shkruan Periskopi.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja nuk pajtohet asesi me mënyrën se si ka ndodhur aksioni i deportimit të 6 shtetasve turq, dhe ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet që janë përfshirë në këtë rast.

Ai ka thënë që mos funksionimi i hierarkisë së shtetit është një fakt tjetër shqetësues.

Në fund ai ka kërkuar që Qeveria të njoftoj në detaje lidhur me rastin, dhe për masat që do të marr për përgjegjsit e këtij aksioni.

Fjalimi i plotë:

Ne e mirëpresim debatin e sotëm, meqë do të flasim për zhvillimin e javës së kaluar , që kanë shqetësuar jo vetëm skenën politike por edhe opinionin publik, me rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, të cilët tashmë thuhet se i përkasin lëvizjes gyleniste.

Më në fund Kuvendi po e thotë fjalën e vet, dhe kjo është mirë , sepse deri tani është bërë debati nëpër studio televizive.

Asnjëri prej nesh nuk kemi asnjë raport zyrtar për arsyet dhe rrjedhën e këtij veprimi.

Unë besoj se të gjithë mundë të pajtohemi është qartësia me veprimet që kanë ndodhë.

Sidoqoftë asnjëri nuk mund të jemi në mënyrë indiferent ndaj mënyrës se si është kryer aksioni. Ne jemi ndjerë keq me mënyrën qysh ka ndodhur aksioni, dhe ndaj familjarëve .

Ky veprim nuk mund të kalojë me pa përgjegjësi.

Shqetësues mbetet fakti i mos funksionimit të hierarkisë së shtetit në mënyrë vertikale.

A ka pasur një moskomunikim total në këtë drejtim, duhet të njoftohemi në detaje për këtë çështje,

Nëse ka informacione të fshehta dhe konfidenciale, atëherë udhëheqësit institucional duhet të njoftohen.

Shteti Ligjor është mbi të gjitha. Nuk mbështesim veprime arbitrare.

Kërkojmë nga Qeveria që ta njoftojë Kuvendin se a janë respektuar të drejtat e shtetasve turq në plotëni, dhe kërkojmë që nëse kjo nuk ka ndodhur se cilat do të jenë masat që do të merren.

Ne duhet të ruajmë raportet tona me Turqinë që vendos vetë për vetën, dhe që nuk bën asnjëherë marrëveshje për orientimin e saj.

Ndoshta dikush mund ta shoh këtë si moment për ta sulmuar Qeverinë dhe për të përfituar ndonjë poen politik, por neve na duhet që si shtet të jemi të qartë lidhur me rastin./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?