Pas përplasjes me Kadri Veselin, Drita Millaku flet për Periskopin: Nuk merrem më me të

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin për sharjen që ky i fundit i kishte bërë deputetit, Xhelal Sveçla me rastin e ratifikimit të Demarkacionit. Asaj iu kundërpërgjigj Veseli, i cili sërish përdori gjuhë ofenduese ndaj deputetes. Në një deklaratë […]
Millaku për Periskopin ka deklaruar se atë e ka penguar sharja që Veseli kishte bërë në ditën kur po mbahej seanca e Demarkacionit.
“Gjuha shumë e ulët e tij e sjell Kuvendin si me qenë jo Kuvend, por lagje rrugaçësh. Fjalori, fyerjet dhe sharjet janë gjuhë jo parlamentare, të cilën nuk duhet lejuar që të përsëritet më”, ka thënë Millaku për Periskopin.
Gjatë seancës së djeshme, Millaku i tha Veselit se nuk e kishte dëgjuar atë ditë duke sharë, se do kalonte ndryshe.
“Nuk i ke marr votat me na i sha robtë këtu. Shyqyr që nuk të kam dëgju atë ditë se qat gaz në gojë ta kisha shti”, i ka thënë Millaku kryetarit të Kuvendit.
Menjëherë reagoi Veseli, i cili madje e kishte pyetur deputeten Millaku nëse kishte diçka personale me të.
Madje, ai iu kundërpërgjigj deklaratës së saj se ‘ia kishte shti në gojë gazin lotsjellës”.
“A e përdor me gojë shumë, a?”, pyeti Veseli Millakun.
E për këtë, Millaku thotë se Veseli e flet gjuhën e Zyrës së PDK’së dhe pozitës që kishte mbajtur më herët, duke iu referuar postit të kreut të Shërbimit Informativ të Kosovës.
“Përgjigjen ia dhash dje dhe me të nuk merrem më sepse nuk e meriton as me debatu me atë. Ai e flet gjuhën e zyrës së PDK’së, si dhe të pozitës që e ka pas më herët”, thotë tutje ajo.
Seanca e djeshme nuk ishte hera e parë që deputetja Millaku u përplas me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Para katër muajve, ajo e kishte akuzuar Veselin se bashkë me presidentin Thaçi kishte dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”.
Edhe në atë seancë i ishte kundërpërgjigj Veseli.
Por, më vonë u bë e ditur se deputetja Millaku ishte ngatërruar dhe se bëhej fjalë për Sali Veseli, i cili në mars të 2003-tës ishte dënuar nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës./Periskopi












