Pas arrestimit të ‘gylenistëve’, zyrtarja e BE-së bën thirrje për bllokim të Kosovës

Pas arrestimit të ‘gylenistëve’, zyrtarja e BE-së bën thirrje për bllokim të Kosovës

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë dhe ekstradimi i tyre në Turqi ku akuzohen nga pushtetit i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka shkaktuar një reagim të fortë në qarqet e ndryshme të Bashkimit Evropian. Prej zyrtarëve brenda Parlamentit Evropian deri tek përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që merren me të drejtat e […]

Prej zyrtarëve brenda Parlamentit Evropian deri tek përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që merren me të drejtat e njeriut kanë dalë me reagime me të cilat bëjnë thirrje që Bashkimi Evropian ta konsiderojë Kosovën, si mik të Turqisë së Erdoganit dhe jo si shtet që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Rebecca Harms, zëdhënëse e Punëve të Jashtme dhe eksperte mbi Turqinë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian i ka bërë thirre BE-së që t’i jap azil politik dhe mbrojtje anëtarëve të Lëvizjes Gylen që janë në shënjestër të presidentit autokratik, Recep Tayyip Erdogan dhe Qeverisë turke.

“BE-ja duhet të sigurohet që shtetet anëtarë të BE-së të reagojnë të bashkuara duke i ofruar azil politik gylenistëve dhe të sigurohet që brenda BE-së të mos jenë shtetet që janë me Turqinë e Erdoganit”, ka shkruar Rebecca Harms në një letër dërguar Federica Mogherini, nënkryetare e Komisionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për punë të jashtme, siguri e politikë, dhe Johannes Hahn, Komisioner për politikat e fqinjësisë së BE dhe negociatat e zgjerimit.

Një koment të tillë zyrtarja e lartë e BE-së e bëri teksa e shpërndau një opinion të publicistit dhe gazetarit të njohur Nate Schenkkan në “Washington Post” që e cilësonte arrestimin e gylenistëve si sukses të “gjuetisë së Erdoganit dhe dorëzim të Kosovës para tij”.

Reagime negative kundër Kosovës kanë ardhur edhe nga Qendra e Stockholmit për Liri një nga më të mëdhatë në Evropë që i bënë thirrje BE-së që ta shqyrtojë në detaje orientimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në BE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?